Burri politikan
Shkruar nga Florë Morina
Burri politikan: Një temë interesante me shtjellua ne familjet tona tradicionale, deri vone edhe tash deri diku patriarkale burri ishte autoriteti me i fuqishëm veç në shtëpi, të mbushej mendja se ishte me i fortë se betoni dhe pllakat e banjos.
Interesant kur te analizojmë mentalitetin e burrnisë dhe politikë bërjes te ne. Ka shumë gjera komplekse, në këtë kohë situata po duket të jetë e balancuar, sa mirë me ta qit kafen burri në shtëpi e me pas atë politikan.
Krenaria e burrit të sotëm politikan rendësin e vet e ka veç ne media dhe dukjen në shtëpi. Disa prej tyre janë të urtë dhe tanë kohën në shtëpi shikojnë Tv dhe dëgjojnë lajme, kur duket se ska asgjë në Tv fillojnë më tregua rendësin e tyre duke shkruar në kompjuter për të demonstruar rolin e autoritetit.
Politika dhe shtëpia janë dy gjera, ata pritojnë shpeshherë me u marr me shtëpinë dhe familjen në stilin se janë të zënë me punët e shtetit.
Mirë që janë të zellshëm ndaj shtetit. Koha e tyre e kufizuar ka bërë që shumica e grave të ministrave e deputetëve të mos e din ku i kanë burrat.
Darkat e përgatitura nga gratë e tyre mbetën të ftohura duke pritur ata të i bashkëngjitën tryezës, e ata nganjëherë harrojnë edhe të din se ku gjinden në cilën kilometër të asfaltit dhe ku?
Edhe ashtu kur të vinë në shtëpi, fjalori i tyre duket sikur me kanë në mbledhje apo konferenca shtypi ,nuk durohen kur të fillojnë edhe në shtëpi me tregua se çka është më rëndësi, e në realitetin kosovar ku mbi 50% e qytetarëve janë të pa punë dhe ku sektori privat funksionon me ndërmarrje tregtare e shërbyese më një kapitalizëm të lodhtë, e ata nganjëherë shohin ëndrra se po ngritën në ndonjë pozitë të re .
Fytyra e tyre kur të hyn në shtëpi, herë duket e lodhur herë e zemëruar, e rrallë herë e buzëqeshur, mendja e tyre e shqepur nëpër probleme sociale, ekonomike e ku ta dimë. Burri ynë politikan duket edhe qesharak, kur të tregon se pa të smundemi, po harrojnë se ata smunden pa ne.
Se një ditë kur të mbetën pa politik nuk kanë ku të gjejnë strehim. Ajo që e pengon gruan e një politikani janë telefoni celular dhe shoferi duke pritur te dera...
Ndonjëherë duket për nguti dhe shpesh i lodhur me për plotë email që iu vinë në mëngjes dhe në kohën e pushimit, vikendeve lexojnë gazeta ku më së shumti iu intereson kush çka ka thënë për ta. Më së vështiri e përjetojnë kritikën dhe pa aftësinë.
Shumë burra kosovar mendojnë se janë zgjidhje e problemeve ekonomike, ata jo rrallë dalin të pa zot ta mbajnë familjen dhe flasin në tv për zgjidhje të problemeve të qytetarëve, të merremi vesh jo gjithë burrat janë të tillë, një pjesë e tyre e madhe duket se po.
Në kohën e sotme bashkëkohore me një teknologji të zhvilluar dhe të avancuar te rrjeteve sociale e telefonave celular smart, shumica e grave të politikanëve merren me rrjete sociale, jo rrallë burrat si grat e politikanëve i kanë nga dy telefona dhe shumë adresa elektronike. Se diçka nuk shkon po shihet?
Burrat spo munden me zgjidhë probleme politike të rënda dhe spo munden me ofrua zgjidhje për mirëqenie me të mirë të familjes kosovare edhe kjo dihet. Ndoshta më mirë pak me i ndërrua rolet qe gruaja kosovare shqiptare din më mirë më ruajt pronën e shtëpisë dhe shtetit ?
E din saktë çka i duhet shtëpisë pse mos të dijë edhe atë të shoqërisë? Ajo din të jetë e kujdesshme dhe jo violente, e butë e dhimbshme për familjen dhe për shtetin .
Asaj duhet dhënë rastin për të treguar aftësinë e saj te qeverisjes dhe udhëheqjes me shtetin.
Ka shumë gjera tjera që gruaja duket t e jetë edhe menaxhere me e mirë se burrat, për shumë arsye dhe natyrës që i takojnë.
Femra është më shumë e kujdesshme rreth gjerave te ndjeshme, paramendoni burrat merren me korrupsion, por shumë pak femra mund të kenë interesimin për tu marr me gjera të tilla.
Ajo nuk mund të hyjë edhe me marrëveshje për tenderë, edhe këtu nganjëherë ndodhë që grat e ministrave e dinë se burrin se ka edhe aq për mashalla në këtë temë, por e përkrahin herë në heshtje.
Burri politikan smundet ndonjëherë me imagjinua veten me një grua, atij i vyen për stil edhe një me pas ne prapavijë, ku e din veç shoferi i tij edhe ndonjë shokë i mirë i tij.
Kur të udhëtojnë jashtë vendi i blejnë dy lloj dhurata, një dhuratë për gruan që kushton me lirë sepse ajo është mësuar me pas dhurata shpesh, përderisa femra e tij duhet te ketë gjithmonë diçka ekstra që kushton më shtrenjtë, por kjo p a premtime shtesë nuk bënë duke përfshirë edhe premtime për pushime sekrete që arsyetohen me udhëtime zyrtare gjoja për lobizim për njohjen e shtetit. Interesant a?
Kush e ka burrin politikanë tash rrëqethet se si burri i saj është super burrë, ai din me mbajt familjen por jo vetëm një por dy a më shumë tjera. Deri me tash nuk ka pas shpëtim për burrat politikanë, madje edhe politikanët më famë botërore iu dalin fëmijë sekretë pas përfundimit të karrierës.
Kështu ai është i suksesshëm në të dy aspekte edhe të karrierës politike edhe të familjes. Më than rrofshin burrat e tillë, nuk na pëlqen ? Por me thanë se kush është më i ndjeshëm ndaj familjes dhe shtetit, është tërësisht ndryshe mund te del femra.
Duket se femra nuk është shumë e prirë për nga natyra me jetuar jetë paralele apo të dyfishtë, por edhe disa femra ishin përfshirë ne gjera te tilla edhe pse rrallë ka ndodhur raste të tilla të zbulimit të aferave që kanë përshkuar një epokë politike të shtetit.
Me shkrua për burra politikan do të vazhdojë edhe më tutje , për të bërë përpjekje për të vetëdijesuar për rolin që ka ai në shtet dhe ne familje. Gjithsesi për të kërkuar nga ata që të respektojnë lidershipin femërorë dhe rolin e femrës në shoqëri.
Burri politikan pa një femër të zoten afër nuk është politikan por as vizionar, vizionet e tij shpeshherë ndalën në gjysmë ose mbetën sekrete dhe të pa përfunduara. Burrat dhe grat duhet të jenë të qeverisur nga ndërgjegjja dhe respekti, spo dëshirojë me i nda por më bashkëjetuar dhe bashkë vendos në institucione.
Sa më shumë qeverisje të barabartë aq me demokratike dhe progresive do te jenë institucionet demokratike të shtetit. Respekt për burrat politikan por pa gra në politik punët do te mbesin në gjysmë!