Bajgat e parfumosura të Mehmetit dhe morali i pamoralshëm i Shaipit
Shkruar nga Behxhet Sh. Shala - Bajgora
Ajka apo bajga e kombit : Gjithmonë kam pasur respekt të veçant për dy institucione kombëtare dhe shtetërore që me një fjalë mund të përshkruhen si ajka mendore dhe shpirtërore e kombit si dhe ajka e përfaqësuesve dhe të zgjedhurve të popullit.
Po e kuptoni se bëhet fjalë për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës si dhe për Kuvendin e Kosovës.
Si student, e sidomos si i dënuar politikisht, kam pasur kohë të mjaftueshme ti përcjellë proceset nëpër të cilat kaluan vendet ballkanike e sidomos ato të ish Jugosllavisë.
Kam pasur rastin dhe fatin që gjatë vuajtjes së dënimit në burgjet jugosllave të takojë akademikë por edhe deputetë që ishin dënuar për shkak të bindjeve politike. Kryesisht ishin kroatë, boshnjak dhe shumë rrallë serbë apo malazias.
Dihet shumë mirë roli i akademive por edhe kuvendeve të disa ish republikave jugosllave në krijimin e shteteve të tyre por edhe në procesin e shtetndërtimit të mëvonshëm!
Edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë ( SANU ), përkundër qëndrimit racist, shovinist dhe fashist ka luajtur rol pozitiv duke i vetdijësuar popujt që mbaheshin të robëruar nga serbët për politikën shfarosëse të Serbisë, që nga Garashanini e deri në shkatërrimin dhe rrënimin e një krijese artificiale shtetërore siç ishte Jugosllavia e Titos, Jugosllavia e Zhablakut dhe Serbia e Millosheviqit.
Këtë rol e luan edhe sot SANU. Edhe në atë kohë Kosova, si krahinë autonome kishte Akademinë e Shkencës dhe të Arteve siç e kishte edhe Kuvendin.
Se çfarë qëndrimi kishte ASHAK dhe Kuvendi i Kosovës atëherë, kanë mbetur kujtimet dhe dokumentet e shkruara ndonëse shumica bëjnë përpjekje ta fshijnë apo harrojnë këtë të kaluar e cila, në shumicën e rasteve ishte antikombëtare dhe në shërbim të SANU dhe Jugosllavisë.
Përjashtuar disa raste dhe individë respekti për të cilët mbetet i përjetshëm. I tillë ishte edhe Kuvendi i cili në përballje të parë me rrezikun, u dorëzua, përjashtuar një grupi të vogël që kundërshtoi ndryshimet e dhunshme.
Edhe ky grup në me krye një femër, zonjën e nderuar Melihate Termkolli, meriton respekt të përjetshëm dhe duhet të jenë shembull se si duhet të përfaqësohen intereset e popullit.
Madje, Kuvendi i Kosovës, në një vend të theksuar duhet ti vendosë fotografitë e deputetëve që kundërshtuan dhunën kushtetuese serbe të vitit 1989 dhe të gjithë atyre që u dalluan për qëndrim të guximshëm njerëzor, kombëtar, qytetar dhe parlamentar që nga viti 1945 e deri në vitin 1989. Ashtu kanë vepruar edhe kroatët dhe sllovenët .
Sot në Kosovë e kemi edhe Akademinë e Shkancave dhe të Arteve sikur që e kemi edhe Kuvendin e Kosovës. Në çdo vend dhe në çdo shtet normal, Akademia është një institucion i cili përfshinë kokat më të mençura dhe më të ndritura të kombit.
Pranimi në radhët e Akademisë bëhet sipas kritereve të rrepta njerëzore, shkencore, profesionale dhe morale. Të qenit anëtar i Akademisë nënkupton angazhim të vazhdueshëm në fushat përkatëse dhe kjo nuk vlerësohet me moshë por me kontributin konkret.
Të qenit anëtar i Akademisë nuk nënkupton domosdoshmërisht të jeni anëtar i një subjekti politik, anëtar i një klani intelektual apo i një grupi rajonal ( krahinarizëm ). Madje, në vendet normale dhe të zhvilluara këto kritere as që merren parasysh.
Një Akademi e vërtetë nuk ngarend pas politikës dhe nuk i nënshtrohet pushtetit por i shërben shkencës, njerëzimit, kombit dhe shtetit.
Kosova, nuk më vjen mirë që e them këtë ende nuk mund të llogaritet si një shtet normal sepse rrethanat kanë ndikuar dhe po ndikojnë që ende ka mbetur në pubertetin shtetëror!
Për këtë arsye e ka një Akademi të tillë dhe akademikë të tillë! E ka një Akademi ku përzgjedhja bëhet ekskluzivisht në baza politike prandaj është shndërruar në shërbëtore të politikës. Kryesisht të politikës ditore.
Përzgjedhja bëhet në baza krahinore sikur që ishin akademikët e Gjakovës, të Luginës së Preshevës dhe një përzierje e Llapit dhe Gollakut që jetojnë në Prishtinë.
Akademikët janë përzgjedhur dhe përzgjidhen në bazë të klanit që i takojnë. Stili mafioz i organizimit dhe përzgjedhjes.
E kemi klanin Daci, klanin Islami, Klanin Bokshi, klanin Hamiti etj. ASHAK bënë dallime edhe midis qytetarëve dhe katundarëve ( krahinarizmi ). Kjo Akademi gjithmonë reagon pasi të falet Bajrami. E jo sikur në vendet normale që i paraprinë proceseve.
Nuk mbaj mend që të kenë reaguar me diçka të mençur e që ka pasur ndikim në procese në ë më t ndërkohë që për mospunën e tyre paguhen shumë mirë dhe se kushtet e punës i kan ë mira se shumë vende të rajonit.
Kryesisht falë këtyre që kryejnë nevojën prapa gardhit dhe që kanë zbritur nga malet këmbëzbadhur që kundërmojnë bajga dhe paskan kapur institucionet e atyre që kryejnë nevojën në guaca mermeri dhe kanë të mbathura këpucët Prada.
Kështu tha në një shkrim autorial akdemiku i klaneve, politikës dhe krahinarizmit, Mehmet Kraja i cili në mënyrën më të paskrupullt dhe të ulët fyeu të gjithë ata që nuk i kanë pasur prindërit udbashë, anëtarë të OZN-ës dhe të KOS-it, udhëheqës të lartë Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe Serbisë, oficerë të policisë dhe ushtrisë, bartës të posteve tjera të larta sikur prokurorë, gjykatës, gazetarë, redaktorë dhe kryeredaktorë të medieve që kanë pasur rolin e denoncuesve të atyre që kryejnë nevojën prapa gardhit sikur që edhe ecin këmbëzbathur duke kundërmuar në bajga e që punonin kundër intereseve të atyre që u shërbenin këta spiujë dhe bashkëpunëtorë të atyre që na mbanin në robëri e kundër të cilëve luftonin këta të prapa gardhit dhe këmbëzbathurit me bajga midis dishtërinjve!
Ata vet, si dhe familjarët e tyre dhjenin në guaca të mermerit dhe kishin mundësi të mbathnin këpucë të parfumosura.
Ata kishin mundësinë dhe privilegjin të lindin dhe jetonin në Beograd, Kragujevc, Nish, Novi Sad, Zagreb, Skopje apo Titograd, varësisht ku shërbenin! Nuk e mbaj të fajshëm nëse dikush ka lindur në këto vende sepse nuk ka qenë përcaktim i tij. Sikur që nuk jam përgjegjës dhe nuk ndjehem i turpëruar pse kam lind në Kunushec ( lagjja e Bajgorëve ) afër Besianës.
As Mehmet Kraja nuk ka lindur në Paris apo Romë dhe kjo nuk ka aspak rëndësi. Edhe unë kam kryer nevojën prapa gardhi dhe kam qenë këmbëzbathur dhe këmbëve nuk u ka ardhur erë trëndafili por bajge. Çka ka të keqe këtu !
Varfëria ka qenë dhe është përcaktuese se çfarë jete do ta bëni. Çka ka të keqe nëse Mehmet Kraja në rininë e hershme ka kryer nevojën prapa gardhi, nëse ka hecur këmbëzbathur me erë bajge etj.
A mos e ka penguar kjo të bëjë karrierë duke u ngritur nëpër të gjitha shkallët e pushtetit. Me meritë dhe pa meritë!
Në pushtetet e kaluara sikur edhe në pushtetet e pasluftës ! Deri te titulli akademik të cilin më së paku e ka merituar nëse u referohemi kritereve të përcaktuara në shtetet normale.
Këta që kanë kryer nevojën prapa gardhi dhe kanë hecur këmbëzbathur me bajga patën guximin ta kundërshtojnë robërinë duke bërë shekuj e shekuj burgje, duke organizuar luftën dhe duke luftuar kundër një armiku shumë më të fuqishëm, duke u masakruar, duke u gjymtuar dhe duke mbetur me pasoja të përjetshme.
Po çka bëre ti, Mehmet Kraja që paske kryer nevojën në guaca mermeri ( me para të Isa Mustafës ) dhe që paske hecur me këpucë firmato, për lirinë e Kosovës ?
Që ke shetitur botën duke bërë koqe qejfe në ndërkohë që të këmbëzbathurit me bajga që kryenin nevojën prapa gardhi luftonin edhe për lirinë tënde për të cilën nuk bëre asgjë!
Mos deshe që ju që keni kryer gjithmonë nevojën në guaca mermeri dhe që keni mbathur këpucë dhe rroba Prada e që e keni sabotuar çdo përpjekje për rezistencë ndërsa kur vendosëm të bëjmë luftë, së bashku me Patriarkun e juaj, na ndoqët së bashku me ushtrinë, policinë dhe paramilitarët serbë duke bërë përpjekje të mos lejoni ta kalojmë gardhin dhe të mos mbathim asnjëherë këpucë!
Jeni humanistë në kuptimin që nuk ju ka penguar të mbathim opinga sepse ato shkojnë me gardhin, sipas kritereve dhe standardit që e keni përcaktuar.
Unë nuk i gjykoj këta që paskan kryer nevojën prapa gardhi dhe që kanë hecur këmbëzbathur me erë bajge e tash ua paskan zënë vendin në guaca mermeri dhe veshin këpucë Rossi apo kanë rroba dhe këmishë me iniciale por i gjykoj sepse kanë futur brenda bijë dhe bija të spiujve të dikurshëm, i ndajnë guacat e mermerit me këta dhe tash janë bërë thuaja si ata.
I kanë futur brenda, ua kanë mundësuar ti marrin deri në tetë paga ( 8 ), e kanë bërë punën mut dhe normalisht që tash kryejnë nevojën në të njëjtat guaca.
Mirëpo, për dallim nga këta, e kanë një të kaluar plot sakrifica, vuajtje dhe askush nuk mund tua mohoi kontributin kombëtar! Për të bëmat e pasluftës, është tjetër tregim.
Për shumë raste dhe kryesisht kriminal që është në kundërshtim të plotë me të kaluarën. Prandaj, një numër i tyre përsëri, për një kohë të caktuar do ti kthehet gardhit!
Steve Jobes, Bil Gates dhe Shaip Muja : Këta dy të parët nuk i kam takuar kurrë. Nuk i njoh përveç se kam lexuar shumë për ta.
E di se nuk e kanë pasur aspak lehtë në fillim por që, me trurin dhe punën e tyre janë bërë më të pasurit në botë. Steve Jobes është atje ku askush, po të pyetej nuk ka dëshirë të shkojë.
Qoftë edhe parajsë të quhej e lëre më në ferr. Po Shaipi, çndërlidhet më këta të dy?! Shaipi është njëri nga ata që ka kryer nevojën prapa gardhi dhe që ka hecur këmbëzbathur me bajga. Tash kryen nevojën në guaca mermeri dhe nuk hecë këmbëzbathur.
Nuk shoh asgjë të keqe këtu. E ka një rrugëtim sikur këta të dy ; nga asgjë ka bërë shumë. Madje, shumë më tepër se që ka nevojë! Është aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës. I zgjedhur nga populli, përfaqësues dhe mbrojtës i intereseve të popullit.
Për shkak të parimeve e ka lënë Nënën Parti ( PDK ) duke u bërë deputet i pavarur. Deputet i pavarur në Kosovën e varur ?! Është inteligjent, i mençur, gojëtar i mirë, i guximshëm, e njeh taktikën dhe është strateg i përkryer! Çdo gjë që e ka bërë dhe e bënë e bën për kombin dhe shtetin.
Në njërën nga seancat, mbajti një fjalim në stilin e Robespjerit. Duke kërkuar koka për gijotinë. Në rastin konkret e kërkoi kokën e rektorit Ramadan Zejnullahu sepse paska kundërshtuar ti regjistrojë 1000 kandidatë të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit por se paskan kaluar në konkursin e OVL të UÇK-së.
Dhe disa mëkate tjera të rektorit Zejnullahu sikur që janë luftimi i korrupsionit, nepotizmit, joprofesionalizmit, tregtisë me nota dhe tituj shkencorë etj. Ishte i vendosur deputeti Shaip kundër rektorit Zejnullahu dhe jo vetëm kundër tij.
Ishte i vendosur kundër të gjithë atyre që e përkrahin rektorin Ramadan Zejnullahu dhe botërisht i quajti të pamoralshëm të gjithë ata që e përkrahin këtë rektor!
Nga foltorja e Kuvendit dhe si përfaqësues dhe i zgjedhur i popullit! Unë jam njëri ,në mos i pari që e kam përkrahur rektorin Ramadan Zejnullahu që ti mos nënshtrohet presionit për regjistrimin e pamerituar të atyre që nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit. Kushdo qofshin ata.
Unë e kam mbrojtur konkursin dhe jam kundër listave. Qoftë edhe nëse në numrin rendor të kësaj liste nën 1 dhe 2 janë të rezervuara vendet për fëmijët e mij!
Shaipi na quajti dhe më quajti të pamoralshëm vetëm se kërkojmë dhe kërkoj të respektohet konkursi! Kam pasur bindje se morali është pikërisht e kundërta e asaj që e tha Shaip Robespjeri në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Po të ishte Kuvend i vërtetë, e jo i Hajkobillës edhe deputeti ( sidomos deputeti ) do të përgjigjej poër fjalën publike.
Kam menduar dhe ende medoj se regjistrimi i më shumë se 1000 kandidatëve pa i plotësuar kushtet duke ua marrë mundësinë e atyre që e meritojnë të regjistrohen është veprim krejtësisht i pamoralshëm.
Dhe shumë i dëmshëm për kombin dhe shtetin për të cilin aq shumë angazhohet deputeti Shaip Muja!
Nëse veprojmë në këtë mënyrë dhe u nënshtrohemi mujsharëve institucionalë, politikë dhe atyre të rrugëve, atëherë do të kontribuojmë në zgjatjen e agonisë në Universitetin Hasan Prishtina dhe do ta rrisim në nivel kritik numrin e analfabetëve, të të gjitha profileve që do të pajisen me diploma dhe tituj shkencorë!
Edhe vet Hasan Prishtina do të rrokullisej në varr po ta shihte se çfarë po ndodhë në këtë universitet publik dhe se çka po bëhet në emër të tij. Nuk po na ndodhin Subotica dhe Hungaria rastësisht!
Ky është mendimi im por, në fund të fundit, kush jam unë në krahasim me Shaip Mujën! Dhe, si e marr guximin ti kundërvihem ?! Jam shumë i vetdijshëm se në opinion publik Shaip Muja ka reputacion pakrahasueshëm më të madh se unë dhe se atij i besohet. Edhe kur përcaktohen standardet dhe kriteret morale.
Standardi dhe kriteri për moral dhe të moralshmen për të cilën flet deputeti Shaip Muja sot është mbizotërues në Kosovë dhe e ka përkrahjen e shumicës, sidomos të pushtetit dhe grupeve të interesit.
Në këtë kontekst, duke u mbuluar me hi si shenjë e pendimit të thellë, do të duhej ti kërkoj falje publike deputetit Muja.
Ashtu e kërkon demokracia apo fuqia e shumicës. Unë gjithmonë kam qenë pakicë dhe kam qenë në anën e pakicës. Pranda, po e pranoj këtë gjendje! E tillë siç është.
Krejt në fund; midis veshjes me atributin e të pamoralshmit sipas Mujës së Udbinës dhe përkrahjes së rektorit Ramadan Zejnullahu, nuk e kam as mëdyshjen më të vogël. Jam në anën e rektorit Ramadan Zejnullahu për rastin në fjalë .