A'thua a do të kemi energji elektrike ndonjëherë në Kosovë
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Ky ishte titulli i një shkrimi në vitin 2003, të cilin nuk e pata botuar asnjëherë dhe atë botë isha nxënës në shkollën e mesme dhe çështja e mungeses së rrymës jo vetëm që ishte brengosese, por edhe shqëtesuese.
Mungesa e korentit për orë të tera i bënte të merzitshme ditet dhe vitet, por edhe \"gezim\", atëherë kur vinte rryma. Qe nga paslufta e deri më tani, i takoj një gjenerate që jemi rritur dhe mësuar njëhkohësisht me mungesën e rrymës, të ujit, infrastruktures rrugore, të zhvillimit ekonomik, të transparencës e kështu me radhë.
Tash e 15 vite jemi dëshmitar të mungesës së rrymës edhe atëherë kur nuk do të duhej assesi te ndalej ndodh një gjë e tillë, se fundi patem rastin që me 17 shkurt të mos kemi rrymë, pra ne festa ndodh shpesh që të ballafaqohemi me ketë problem, eh deri kur do të vazhdon kështu askush nuk e di!
Por një gjë është e sigurt, atëherë kur vendi ynë do të zhvillohet dhe do të bëhet forcë ekonomike, mu atëherë do ti kemi të gjitha e edhe rrymën.
Askush nuk e di sakt, por mendohet se që nga viti 1999 e deri më sot në Korporaten Energjitike të Kosovës janë investuar më tepër se 1.2 miliard euro.
Për shkak të investimeve të mëdha në KEK dhe mos mbikëqyrjes së këtyre mjeteve, ka ndodhur korrupsioni dhe keqmenaxhimi, ku rasti tipik është ai i vjedhjes së 4.5 milionë eurove nga gjermani Joe Trashler.
Tanime së fundi kemi edhe rastin e ngritjes së një aktakuze nga prokuroria speciale e Kosovës për shtatë të dyshuar, të cilët janë të përfshirë në një rast të korrupsionit.
Kosova më tepër së kurrë ka nevojë për energji elektrike duke u bazuar në kapacitete ekzituese të burimeve të qymyrit, por edhe të burimeve të ripertrishme të energjisë.
Nëse ka vullnet nga Institucionet e vendit, Kosova e ka mundësinë që të shndërrohet një vend atraktivë për investitoret në fushën e energjisë së ripërtrishme dhe kësisoji do të plotesojmë standardet evropiane për energji.
A thua, pas 12 vjeteve, si do ta vlerësoni një pjesë të ketij artikull, të nderuar miq!
Kosova që nga paslufta njihet nga miqet tanë ndërkombetarë si një fuqi e re energjitike, duke u thirrë në atë se qytetarët e Kosovës flejnë mbi qymyr.
Në KEK administratorë ndërkombetarë janë duke u paguar me paga të larta që të kemi energji elektrike, por prapë kemi reduktime të ashpera.
Pa transparencë të investimeve në KEK jo vetëm që nuk do të ketë përmirësim të energjisë elektritke, por as nuk do të ketë zhvillim të gjithëmbarshëm në Kosovë.
Qe 4 vite nga përfundimi i luftës, si është e mundur që të mos ketë rrymë në Kosovë?
Si është e mundur qe 4 vite të mos bëhet rregullimi i të gjitha prishjeve, që sot e kësaj dite janë evidente në KEK edhe pse janë investuar miliona euro?!
Si është e mundur që flejmë mbi qymyr e nuk kemi rrymë?
Të gjitha këto ndodhin vetëm për një shkak dhe atë për shkak të deshtimit katastrofal të institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore.
Pra problemi qëndron të institucionet e përmendura më lartë sepse janë të implikuara në korrupsion, qka do të thotë se korrupisoni është prezent edhe në instancat më të larta të shtetit.
Ata të cilët po pësojnë më së shumti nuk është askush tjetër pos qytetarëve të Kosovës.
Se fundi shtrohet pyetja se a do të kemi energji elektrike në Kosovë nëse vazhdohet me ketë dinamikë, ku proceset ecin shumë ngadal dhe ku i pranishum është korrupisoni?!