Aspekte te suksesionit te ish-sistemit federal - Çfarë mund te pritet për Kosovën
Shkruar nga Bashkim Isufi
Kosova, herët apo vonë, do ti hyjë procesit te suksesionit me Serbinë. Marrëveshja mbi suksesionin do te përmbyllte një epokë te se kaluarës se rënduar në mes Kosovës dhe Serbisë dhe do te kontribuonte në stabilizimin e raporteve politike, ekonomike dhe kulturore ne mes te dy vendeve.
Ky proces te niset duke qenë te përgatitur mirë dhe koshient për kompleksitetin e tij, pa ngazëllime e pritje inflacioniste për rezultatin përfundimtar.
Suksesioni është një proces përmes te cilit Kosova kërkon pjesmarrje ne pasuritë, obligimet dhe ne te drajtat te cilat Serbia i ka trashëguar nga ish-federata, pjesë konstitutive e se cilës ka qenë edhe Kosova.
Për te dhënë vlerësime rreth asaj se çka dhe si eventualisht do te rrjedhë ky proces, domosdoshmerisht duhet te analizojmë te njëjtin proces te cilin e kanë përfunduar pjesët tjera te ish-Jugosllavisë.
Ndonëse Kosova do te ketë çasjen e saj, mbase te imponuar edhe nga rrethanat aktuale dhe konteksti i relacioneve me Serbinë, shumë-çka mund te përsëritet nga përvoja e mëhershme. Ne vijim po japim disa nga tiparet e njohura te këtij procesi: ecurija, përmbajtja dhe pjesëmarrësit:
1. Bazë për procesin e suksesionit ishte Arbitrazhi i Komisionit te Badinterit dhe legjitimitetit ndërkombëtar i shpërbërjes se njësive te ish-federatës, përkatëshisht mbi bazën e të drejtës për shkëputje/vetëvendosje qe përcaktoi ky komision.
2. Marrëveshja mbi suksesionin u nënshkrua në fund të Qershorit 2001, në Vjenë te Austrisë. Palë nënshkruese ishin ish-republikat: Bosnja dhe Hercegovina; Kroacia; Republika e Maqedonisë; Republika e Sllovenisë dhe Jugosllavia e mbetur (nënkupto Serbia; Mali i Zi; Kosova dhe Vojvodina). Marrëveshja u arrit pas një periudhe relativisht te gjatë prej kur kishin përfunduar luftërat në ish-Jugosllavi dhe vendet kishin formësuar subjektivitet te qëndrueshëm shtetëror.
3. Në kuadër te marrëveshjes ishin përfshirë pasuri dhe obligime financiare; pasuri te luajtshme dhe te paluajtshme - prona te diplomacisë dhe te konsullatave; lëndë arkivore; fondi pensional; te drejta - interesa dhe obligime tjera; prona private dhe tjera te fituara.
a. Sa i takon pasurive financiare dhe obligimeve, ato u ndanë sipas institucioneve: Fondi Monetar Ndërkombëtar; Banka Botërore; Banka Evropiane pë Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Afrikane për Zhvillim, Banka inter-Amerikane për Zhvillim, Banka Investive Evropiane; Banka për Marrëveshje Ndërkombëtare e Bazelit, si dhe Klubi i Parisit dhe Klubi i Londrës. Në kuadër te pasurive dhe obligimeve financiare në institucione ndërkombëtare janë përfshirë: para te gatshme, ari dhe metale tjera te çmueshme, garancione shtetërore, llogari te depozitave dhe fletë-obligacione. Këto pasuri dhe detyrime kanë qenë te institucioneve te ndryshme publike te ish-federatës dhe në institucione ndërkombëtare si: kuotat në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.
Pastaj, borxhet e jashtme qe i ka pasur ish-federata ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare dhe te kreditorët komercial. Obligimet financiare i janë alokuar vendeve te cilat kanë qenë përfituesit e investimeve ne mënyrë të drejtpërdrejt ndërsa obligimet e Bankes Qendrore janë trajtuar si borxhe te jashtme te ish-federatës.
Vlera e pasurive financiare te mbajtura ne këto institucione, sipas disa vlerësimeve te bëra publike (te pa vërifikuara), në Mars-Maj 2001 llogaritej si në vijim: ari monetar $ 70.18 milion; llogari ne valuta te huaja ne banka te huaja komerciale $ 307.61 milion; llogari ne banka te përbashkëta (Joint Venture) jashtë vendit $ 645.55 milion dhe ari te mbajtur nga komisione te Francës-Britanisë se Madhe-SHBA $ 347. 76 mijë.
Pasuritë dhe obligimet që ishin te ndërlidhura apo mbaheshin në Bankën për Marrëveshje Ndërkombëtare (BMN/BIS) përbënin rezerva te arit dhe rezerva tjera si dhe fletëakcione. Nga shuma e tërësishme (nuk disponojmë me te dhëna te sakta) ndarja ishte bërë si në vijim: Bosnja dhe Hercegovina 13.20%; Kroacia 28.49%; Maqedonia 5.40%; Sllovenia 16.39% dhe Yugosllavia e mbetur 36.52%.
b. Pasuritë e luajtshme dhe te paluajtshme kishin te bënin me pronën shtetërore qe ndodhej brenda territoreve te ish-Jugosllavisë dhe pasuritë në vendet tjera. Në këte kuadër, pjesa dominante e këtyre aseteve ishin objekte qe kishin sherbyer si ambasada dhe konsulata ne vendet tjera. Në bazë të vlerësimeve për pronën, ndarja e tyre u bë ne proporcionin si ne vijim: Bosnja dhe Hercegovina 15%; Kroacia 23.5%; Maqedonia 8%; Sllovenia 14 % dhe Jugosllavia e mbetur 13.5 %.
c. Të drejta, interesa dhe obligime tjera. Në këte kuadër janë përfshirë: patenta, marka tregtare, te drejta autoriale, tantjema, si dhe obligimet e palëve te treta ndaj ish-federatës. Ndarja e tyre është bërë në këte proporcion: Bosnja dhe Hercegovina 15.5 %; Kroacia 23 %; Maqedonia 7.5 %; Sllovenia 16 % dhe Jugosllavia e mbetur 38 %.
d. Fondi pensional;
e. Prona private dhe te tjera;
f. Dokumente dhe arkiva.
4. Marrëveshja ishte arritur ne bashkëpunim dhe me ndërmjetësim te faktorit te jashtëm ndërkombëtar.
5. Me qëllim te mbikëqyrjes dhe zbatimit te marrëveshjes, u themeluan mekanizma me përbërjen e palëve nënshkruese, nën vëzhgimin e institucioneve ndërkombëtare.
Sfidat për Kosovën
Edhe Kosova, herët apo vonë, do i hyjë procesi te sukcesionit. Procesi nuk do te jetë i lehtë dhe pa sfida, ndonëse i realizueshëm. Sfida e parë dhe më domethënëse do te jetë vet fillimi i këtij procesi, përkatësisht dakordimi per te nisur bisedat për këte çështje, ndonëse nga aspekti praktit është dobiprurës për te gjitha palët.
Sfida e dytë to te jetë përcaktimi i saktë i pasurive, obligimeve dhe te drejtave qe do te formësojnë listën, ne kuptimin material dhe vlerorë, te sukcesionit.
Sfida e tretë, do te jetë dakordimi rreth çasjes qe do te ndiqet ne këte process, perkatësisht kriteret mbi bazën e te cilave do te realizohej ndarja. P.sh: niveli i pjesmarrjes ne Produktin e Përgjithshëm Bruto mund te shërbejë si bazë. Sfida, ose faza e katërt, gjithashtu e rëndësishme, do te jetë implementimi i marrëveshjes eventuale.
Ndonëse e drejta ndërkombëtare, përkatësisht konventat e Vjenës te vitit 1978 dhe 1983, ofrojnë disa udhëzime për procesin e sukcesionit, iu takon palëve qe me marrëveshje te përcaktojnë ecurinë e procesit. Në këte kuadër, përvoja me procesin e mëhershëm te vendeve te sih-Jugosllavisë mund te jetë përcaktuese.
Fillimi formal i këtij procesi është i ndërlidhur me aspekte te njohjes politike reciproke. Megjithëse, me rastin e anëtarësimit te Kosovës ne Bankën Botërore ne vitin 2009, Kosova, me mbështetjen e SHBA-ve, ka marrë përsipër kthimin e borxheve te vjetra ndaj këtij institucioni ne shumën prej mbi 380 milion. Te njëjten gjë Qeveria e Kosovës u zotua ta bëjë edhe me obligime bilaterale me Japoninë, ne një prej vizitave te fundit te Kryeministrit Kosovar në këte shtet.
Nga perspektiva politike, fillimi i këtij procesi shënon ngritje në nivelin e trajtimit te subjektivitetit te Kosovës ne raport me Serbinë. Megjithatë, në këte proces duhet hyrë te përgatitur dhe koshient për kompleksitetin e tij, pa ngazëllime te shtuara për rezultatin përfundimtar.
Procesi i sukcesionit në mes te shteteve dhe procesi i trajtimit te dëmeve te luftës janë dy sfera te ndara. Mbase edhe nëse ka pajtueshmëri në mes palëve, e që nuk mund te shpresohet shumë, procesi i dëmeve te luftës nuk mund te ndërlidhet me procesin e sukcesionit. Poashtu, dihen mirëfilli pretendimet e Serbisë për pronat e ndërmarrjeve shoqërore dhe publike të Kosovës, por kjo nuk është çështje trajtimi qe i takon sukcesionit. Ne realitet, përveç në ndonjë rast individual, trajtimi i tyre është në kundërthënie te plotë me vet procesin e sukcesionit.
Marrëveshja mbi sukcesionin do te përmbyllte një epokë te se kaluarës se rënduar në mes Kosovës dhe Serbisë dhe do te kontribonte në stabilizimin e raporteve politike, ekonomike dhe kulturore ne mes te dy vendeve dhe do te zhbllokonte potencial dhe mundësi te reja në rrugëtimin e përshpejtuar zhvillimor dhe integrues. Gjithsesi, ndërmjetësimi dhe arbitrazhi ndërkombëtar është i domosdoshëm.
/Autori është ligjërues i lëndëve financiare në Kolegjin Iliria/