08 Janar 2025

Ambasadorët dikur raste sociale e tash të konvertuar në diplomat

Shkruar nga Blerim Burjani

Diplomacia me njerëz të tillë të dërguar jashtë shtetit për zgjidhje të problemeve sociale , ose për t\'i strehuar ata sigurt ne aspektin social, disa  nga këto kategori te njerëzve të pa shpresë për tu shkolluar ose për të qen të zot e tyre janë dërguar nëpër ambasada me titull madhështor ambasador, sekretar, zëvendës ambasador e tjerë, e disa  tjerë janë dërguar  për ti shpëtuar  ndjekjes penale, këto  janë karakteristikat e këtyre njerëzve që janë dërguar për qëllime të ndryshme jashtë vendi.

Një pjesë  e këtyre njerëzve mbi 90% rasteve ishin njerëz me linja dhe njohësi partiake dhe lidhje familjare dhe nga grupet e interesit.

Një diplomaci jo efektive e lodhtë dhe familjare nuk mund t i sjellë shtetit asgjë, shumica e tyre nuk dihen as çka bëjnë dhe as çka përfiton Kosova, këtë dukuri e kanë vërejt shumë shtete ku janë shkuar këta njerëz partiak e familjar.

Diplomacia dhe ambasada është shndërruar në një hajgare institucionale sikurse edhe shumë institucione të tjera.

Përkthyes të shumtë partiak kanë hy nëpër ambasada nëpër Londër e SHBA, disa ishin ministra përkthyes të konvertuar në diplomat më këto ide s’ka mahi, gjithçka mundesh me  dëgjua për këta njerëz si kanë ardhë në këto pozita, dhe askush nuk merret me punën e këtyre njerëzve çka bëjnë?

Përderisa shteti partiak funksionon për interesa të militantëve politik dhe përkthyesve dhe familjarëve ,askush nuk din çka krejt ka ndodhë në këtë shtet deri tash?

Gradimi i përkthyesve në diplomat, dhe gradimi i njerëzve të dyshuar nëpër këto shërbime   thuhet te jenë bazë për përforcimin e kritereve të shteteve për pranim ose jo në shtetet Evropiane,përderisa për një pjesë të këtij stafi diplomatik kishin edhe vërejtje dhe kërkesa  për informata shtesë për këta persona.

Ambasador pa kurrfarë kritere, kritere partiake ,miqësore klanore e familjare kur te dëgjosh se dikush ka shkua prej “fshatit Kopiliq” ne ndonjë shtet te BE, qesharake a?

Gjithçka dëgjohet ne këtë ambient kaq te vogël ne këto kilometra katror te shtetit. Për të ardhe keq për këta qytetar të cilët i gënjejnë se din diçka për shtetin e ekonomin e sociale, njerëz të cilët se kanë pas vendin fare në hapësira as te qeverisë e madje referentëve të komunave,por realiteti është ky hajgare me shtetin dhe qytetarin.

Me buxhet të shtetit caktohen njerëzit për ti shërbyer vetes dhe askujt ,pa përgatitje dhe pa asgjë. Kam shkruar edhe me herët për tema të tilla për tërhequr vëmendjen për një dukuri  që moti dhe praktik të vendosur nga qeveria dhe miqtë e tyre brenda MPJ dhe jashtë, situata mbetet njëjtë pa ndryshime dhe pa ndonjë perspektivë reale të ndaljes dhe reformimit te plotë të këtij shërbimi.

Duhet te bëhet një rishikimi plotë dhe të hapën konkurse publike për ambasador që të ndalet ne të gjitha variantit  prej përkthyesi ne ministër e pastaj ambasador që kanë shkatërruar sistemin e meritave dhe punës që bëjnë njerëzit gjatë jetës së tyre.

Është një karakteristikë që vazhdon të bëjë probleme të  tilla, sikurse shumica e sektorëve të shtetit duhet të rikonstruohet prej fillimi për të ndërtuar një qasje të re,pra duhet reformuar në tërësi dhe rishikuar njerëz të cilët veç nëpër lajme kanë pa ambasador e tani janë bërë vet përmes dejve , nipave apo partive.

Kjo teme ka degjeneruar shumë sikurse edhe shumë sektor, pastaj dalin foltore te kuvendit apo ne media të tregojnë se ata kanë procedura e pallavra  të ngjashme. 

Diplomacia e Kosovës ka dështuar në të gjitha variantet për të ndal propagandën serbe kundër Kosovës, e pa aftë për të ndal përdorimin e fusnotës të cilën e ka vendos vet pa i thanë kush? Diplomacia ekonomike plotësisht e  pa aftë , asnjë investitori te huaj  nuk ia ka  kthye mendjen me sjelle në Kosovë me investuar.

Këto ambasada as nuk kanë broshure të ministrive përkatëse ku do të iu ofronin shteteve atje ku janë për të ofruar informata të mjaftueshme për ekonomin e Kosovës, kulturën apo trashëgimin kulturore , pra  nuk është mahi më këta njerëz të dërguar nëpër këto ambasada , rrinë tërë ditën kotë ose presin kur ndonjë shtet feston në ndonjë kremte a përvjetor e shkojnë e vizatohen në karriga  të para.

Në opinion ndërkombëtar fitohet përshtypja se shteti Kosovës as nuk ka ambasador se ata kurrë nuk dalin kund me u pa as me fol gjë  thjesht janë postier të MPJ, nëse i autorizojnë për diçka ia dërgon MPJ ndonjë  informatë  nis e jo, tërë ditën si në sheshe te Prishtinës , kjo është e vërteta e shpenzuesve të parasë publike.

Gjendja duhet të ndërroj por jo me këta njerëz që kanë bërë dëme të mëdha shtetit e qytetarit me këtë garniturë politike, koha për ndryshime duhet të vij duhet që të vendosen  shuam gjera në qeverisje në binare të duhur jo për diçka por për shkak të rinjve të pa punë të cilët shkollohen jashtë brenda vendit e me ia nxënë  vendin  matrapaza politik dhe dajë e kunata  të njerëzve përfitues nga taksiratet e qytetarëve.      



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)