08 Janar 2025

A duhet vazhduar me farsë

Shkruar nga Shyqiri Bytyqi

Qeveria e Kosovës ju gëzua shumë aprovimit në lexim të parë projektligjit të TVSH-së si më të përshtatshëm për implementim më të favorshëm për biznese si dhe mburrje për uljen e TVSH-së nga 16% në 8% për produktet elementare.

Kjo është më shumë një farsë e këtyre shprehjeve që jemi mësuar ti dëgjojmë tash e sa vite nga qeveritë e kaluar për lehtësimin e jetës se qytetarëve, për krijimin e kushteve të mira të të bërit biznes por cili është realiteti?

Ky projektligj, fatkeqësisht po i ngjanë farësit të kaluar sepse me  mban shpresë se në Qeveri dhe kabinetet qeveritare e kanë të qartë se TVSH është një tatim indirekt që ndikon në konsumatorin final e shumë më pakë në të bërit biznes, me përjashtim që bizneseve ky tatim ju sjell vështirësi në administrim dhe në rrjedhën e parasë së tyre, thënë thjeshtë për publikun bizneset janë ndërmjetësues të shteti për ta mbledhur këtë tatim.

Po cili na qënka favori i këtij projektligji sipas Qeverisë, ulja e TVSH-së nga 16% në 8% për produktet elementare?

Në fakt në shikim të parë goxha ulje, mirëpo duhet përkujtuar se tek produktet elementare ky projektligj i ngarkon produktet me 8% TVSH që deri dje kanë qenë me 0% TVSH siç janë barnat, produktet farmaceutike, instrumentet dhe aparatet mjekësore,  librat shkollor si dhe ajo më e rëndësishmja rritja e shkallës standarde nga 16% në 18% në mënyrë indirekte do ta rritë koston bazë edhe të këtyre produkteve elementare.

E përshtatshëm për të bërë biznes sepse është heqë TVSH për makineri sipas qeverisë!

Një lehtësim i vogël sepse kjo TVSH e hequr ka qenë e kreditushme gjithmonë për biznese, ndërsa një ngarkesë më e madhe për rrjedhën e parasë për biznese me ngritjen e TVSH-së nga 16% në 18%.

Në tërësi ngritja e TVSH-së standarde nga 16% në 18% do ta rëndojë standardin e qytetarit të Kosovës dhe atë në tërësi kostoja e qytetarëve do të rritet për rreth 13%.

Ne e kuptojmë se ka nevojë të ketë rritje te të hyrave buxhetore nga ana e qeverisë, kjo është arsyeja e këtyre ndryshimeve në Ligjin e TVSH-së por minimum i qeverisë duhet të jetë sinqeriteti me publikun dhe biznesin.

Sa për freskim të kujtesës në Ligjin e TVSH-së aktual në fuqi ka qenë e paraparë përshkallëzimi i TVSH-së dhe atë me një përshkallëzim shumë më të favorshëm.

/Autori është anëtar i Kryesisë së NISMA-s për Kosovën/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)