05 Janar 2025

7 Marsi datë e shënuar historike

Shkruar nga Erald Selca

128 vjet më parë (7 mars 1887) u hap shkolla e parë shqipe, Mësonjëtorja e Korçës. Rrugën e arsimit shqiptar e drejtuan Rilindësit tanë, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre.

Me krenari dhe respekt të thellë kujtojmë të gjithë mësuesit për veprën e tyre atdhetare, të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për shkollën shqipe. Njëkohësisht shpreh respekt dhe mirënjohje për mësueset dhe mësuesit e sotëm, të cilët punojnë me përkushtim e zell.

Gjuhën Shqipe u munduan ta ndalojnë Perandori e pushtues të ndryshëm si Otoman ,serbosllavë grekë e besa edhe sot aziatiket po i frikesohen shqipes ,artit dhe kultures shqiptare .

Kujtojmë Dhaskal Todrin ,Motrat Qiriazi ,Pandeli Sotirin Asdrenin,Ali Asllanin ,Qemal Stafen Shaban Jasharajn ,Vesel Shabanin Ukshin Hotin Gani Brahimajn,heroinen e madhe Xheve Lladrovcin ,veteranin e shquar Sadri Kelmendin ,Emrush Krasniqin ,Qazim Berishen e mijera veteran tjerë të arsimit .

Pas viteve 90-ta do kujtoj një armatë arsimtaresh që punuan me zell dhe pasion edhe, pse Kosova ishte e okupuar mizorisht nga Serbia me regjimin e saj me aparteidin që ushtronte .Një hero është edhe Ferid Rogova nga Gjakova pinjoll i Rilindaseve .

Qazim Selca Veteran Arsimi ,Sadri Selca ushtarak dhe veteran arsimi ,Smajl Shala veprimtar ,Daut Krasniqi profesor pasionant i Gjuhes Shqipe ,Gani Krasniqi profesor i Gjuhes dhe Letersise shqipe një atdhetar i madh ,Muharrem Krasniqi ,Rexhe Kelmendi profesor në SHMA ODISE PASKALI në Pejë zonjen Mevlyde Berisha ,Hamid Berisha ,Naim Krasniqi etj

Keta dhe mijera koleg te tyre punuan ne shtepi-shkolla te maltretuar terrorizuar, por nuk u thyhen kurrë nga bishat karpatiane serbe madje kishte dhe cilesi të mira në mesimedhenie e gara dhe olimpiada diturie .

7 Marsi vërtetë është datë historike për arsimin shqiptar kombin tonë të shumëvuajtur e liridashes ,një Komb i fortë është ai që ka arsimim cilesor dhe që qmon femren dhe e mbështetë atë në cdo segment të jetës .

Njoh shumë mësimëdhenesë të spikatur që japin atomin e tyre te fundit për rritje të nivelit arsimor si zyshen e dalluar te Kolegji Arsimi i Shqiperisë Anila Cumani mësuese kreative ,puntore dhe e aftë ,njoh Leonora Kamberin në Viti një mësuese tejet pasionante dhe e respektuar .

Njoh mësimdhenës si Atdhe Berisha ,Anton Berisha ,Florent Selca Afrim Fejza tejet puntor dhe të përkushtuar dhe atraktiv me metodat më bashkekohore të punës ,njoh arsimtare te dalluar si Fatmire Sahitaj një nga mesueset më të afta në rajonin e Prizrenit e me gjerë .

Një nga arsimtaret më të dalluara në Kosovë është edhe intelektualja dhe arsimtarja e nderuar Rrezarta Shala mësimëdhenese model pedagoge e dashur nga të gjithë dhe person me vlera të jashtëzakonshme morale ,profesionale dhe kombetare .

Shkolla Shqipe ju mbijetoi fortunave të kohës falë këtyre heronjëve që meritojnë respekt dhe admirim mbarëkombëtar shteteror dhe akademikë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)