17 Shkurti i themelimit të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës
Shkruar nga Xhevat Bislimi
Data e 17 Shkurtit shënon nje nga ngjarjet me te rëndësishme te historisë se re shqiptare.
Me 17 Shkurt te vitit 1982, një muaj pas vrasjes mizore te atdhetareve dhe ideologëve shqiptare, Vëllezërve Gërvalla dhe te Kadri Zekes, u themelua Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK).
Kjo organizate atdhetare dhe nacionalclirimtare u formua me bashkimin e disa organizatave te atëhershme atdhetare, te cilat kishin synime, ideale dhe dëshira te njëjta për clirimin e tokave te pushtuara te Shqipërisë.
Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës me vone, pas shpalljes formale te Republikës se Kosovës, u quajt Lëvizja Popullore e Kosovës - LPK... Kjo organizate kombëtare shqiptare kishte marre përsipër clirimin e Kosovës dhe te viseve te saj edhe me lufte te armatosur.
LPK-ja mori edhe vendimin historik (konform programit te saj kombëtar e clirimtar) për organizimin e luftës se armatosur për clirimin e Kosovës dhe te viseve te saj te pushtuara.
Organet e LPK-se nisen menjëherë përgatitjet per zbatimin e Vendimit Historik për lufte te armatosur clirimtare.
Fillimisht Këshillat e LPK-se krijuan krahun e tyre te armatosur dhe me vone ky organizim i armatosur mori emrin e madh dhe te lavdishëm, Ushtria Clirimtare e Kosovës, e cila u themelua dhe pagëzua nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe organet e saj drejtuese.
Prandaj, sot, ne 33 vjetorin e themelimit te LPRK-se (LPK-se) kujtojmë, nderojmë dhe perulemi me nderim te thelle para te gjithë veprimtareve, anëtarëve, simpatizantëve dhe drejtuesve te LPRK-LPK-se, te cilët ranë me arme ne dore dhe ne përpjekje me armikun per clirimin e Kosoves dhe te viseve te saj!
Nderim edhe per te gjithe anetaret, simpatizantet, veprimtaret dhe drejtuesit e LPRK-LPK-se (pastaj edhe te UCK-se) qe nuk u lodhen kurre duke u perpjekur, duke luftuar dhe duke u sakrifikuar per clirimin dhe bashkimin e tokave te pushtuara te Shqiperise!
Te nderuar dhe te dashur per popullin shqiptar kane mbetur dhe do te mbesin anetaret, simpatizantet dhe drejtuesit e LPRK-LPK-se (me vone UCK-se) qe edhe sot, edhe neser dhe deri ne vdekje do te perpiqen per permbushjen e AMANETIT (POROSISE) te deshmoreve te te gjitha koherave per ribashkimin e Shqiperise ne nje shtet te vetem...!
Ndersa 17 shkurti i 2008 do te duhej te ishte shpallje e bashkimit te Shqiperise Verilindore-Kosoves me Republiken e Shqiperise e jo date e shpalljes se pavaresise se Kosoves, sepse Pavaresia e Kosoves dhe e cdo krahine dhe pellembe te Shqiperise eshte Shpallur me 28 Nentor 1912.
Mbetet vetem clirimi dhe bashkimi i ketyre krahinave me Republiken e Shqiperise... Pra mbetet clirimi i Shqiperise se Jugut, i asaj te Veriut (ne Mal te Zi), clirimi dhe bashkimi i Shqiperise Lindore (Maqedoni) dhe i Lugines se Presheves.
Me clirimin e ketyre krahinave te Shqiperise do te \"cliroheshin\" edhe popujt dhe shtetet qe po i mbajne ato te pushtuara dhe do te fillonte nje epoke e re per lirine, paqen, sigurine, zhvillimin dhe perparimin e popujve te Ilirise (Ballkanit).