1 Prilli dita e Agim Bahtirit
Shkruar nga Elvis Feka
Mitrovica dhe mitrovicasit po e pësojnë gjithnjë e më tepër nga kjo qeverisje mashtruese në krye me Agim Bahtirin. Premtimi për 15.000 vende pune mbetet vetëm fjalë goje e premtimeve gjatë fushatës dhe asgjë më tepër, fabrika e famshme e këpurdhave të këtij kryetari legjendarë kurrë nuk filloj e mos të flasim për tu përfunduar.
-Keqpërdorimet me tenderët e transportit të cilët të gjitha i fiton Kompania Ariani që është e familjareve të Drejtorit të Prokurimit.
- Rregullimi i zyrës së kryetarit në vlerë prej 10.000 euro nga taksat e qytetarëve të Mitrovicës.
- Pagesa e zyrtares së protokollit edhe pas lënies së punës.
- Më tepër se 32 mësimdhënës të pa përfshirë në listën e pagave sepse janë pranuar në mënyrë të kundërligjshme.
- Drejtorët e shkollave me diploma fallso tregojnë qëllimin e këtij kryetari për ta dëmtuar rininë me mësimdhënës dhe drejtorë të pa shkolluar.
- Punësimi i familjarëve të drejtorëve dhe kryetarit prej ditës së parë të udhëheqjes së komunës mbetet fenomenë i cili vazhdon pa ndonjë problem edhe më tutje.
- Në SH.F.M.U Ismajl Qemaili është shpallur pozita e asistentes të mësuesit të gjuhës angleze në ciklin fillor, gjë që nuk e parasheh as ligji as logjika njerëzore.
- Më tepër se 160 punëtorë kanë mbetur pa punë, prej qeverisjes së Agim Bahtirit e gjithë kjo sipas Entit të Punësimit në Mitrovicë.
- Problemet e mos përkrahjes së banorëve të veriut nga ana e Komunës së Mitrovicës kanë mbetur dhe vazhdojnë të mbesin si pasojë e mos vullnetit për përkrahje nga ana e Kryetarit.
- Largimi i barrikadës mbi urën e lumit Ibër, premtim i këtij kryetari mashtrues.
- Shpenzimet e buxhetit në 3 muajt e fundit nga 9.28 % që ishin në shtator, në dhjetor arritën 72% gjë që tregon masakrimin që iu është bërë buxhetit të komunës për 3 muaj.
- Premtimi që nuk marr meditje për udhëtime jashtë vendit, doli të mos jetë i vërtet gjë që nuk na bënë më përshtypje sepse jemi mësuar me mashtrimet e tij mediatike.
Sulmi i bërë nga aktivisti i AKR-së ndaj Agim Bahtirit tregon më së miri si i ka mashtruar qytetarët e këtij vendi duke ju premtuar vende pune në këmbim të votave.
Këto janë të dhëna të pamohueshme që nxjerrin në pah fatkeqësinë që ka sjell Agim Bahtiri për qytetarët e Mitrovicës.
Çdo ditë që kalon nën udhëheqjen e tij është një ditë e humbur për qytetarët tanë, shumë prej të cilëve ishin mashtruar pikërisht nga premtimet për punësim dhe mirëqenie.
Në të njëjtën kohë që thellohet papunësia dhe varfëria e qytetarëve, po rriten shpenzimet dhe luksi i Agim Bahtirit me mjetet e tatimpaguesve. Sipas pasqyrës së shpenzimeve në Zyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, ka rritje të shpenzimeve pothuajse në të gjitha pozicionet.
Të gjitha këto e bëjnë që data e 1 Prillit ti dedikohet këtij kryetari mashtrues të cilit vetëm hunda që nuk po i rritet.