Sejdiu takoi komandantin e KFOR-it, Markus Bentler
Prishtinë, 21 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin e KFOR-it, gjenerallejtënant Markus J. Bentler, me të cilin bisedoi për aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me paqe, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë.
Presidenti Sejdiu e vlerësoi punën e jashtëzakonshme që ka bërë dhe po bën KFOR-i në Kosovë, si dhe për mbështetjen e gjithanshme që po i jep Forcës së Sigurisë së Kosovës në procesin e rëndësishëm të ngritjes profesionale të saj.
Ndërsa, Gjenerali Bentler ritheksoi se KFOR-i është në Kosovë për të siguruar një mjedis të qetë, paqësor dhe të lirë për të gjithë, si dhe për të garantuar paprekshmërinë dhe integritetin e saj territorial.