IPK kërkon suspendimin e një zyrtarit policor me gradën Rreshter
Prishtinë, 10 gusht - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se dje si rezultat i veprimeve hetimore IPK ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq - Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
Ky rast sipas IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.