Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, Sedjiu me 1 vjet burg
Trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurit D.K. dhe A.S., i gjeti fajtorë dhe shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm për të pandehurin D.K., ndërsa për të pandehurin A.S., dënim burgimi në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjet në të cilin dënim do të iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I pandehuri D.K., akuzohet se në më datë 21 gusht 2021 në banesën në Ferizaj, në intervalin nga ora 10:14 deri të nesërmen më datë 22 gusht 2021 në ora 14:43, gjersa ka qenë duke bashkëjetuar me tani të ndjerën M.O., për motive të xhelozisë, me vetëdije ndërmerr veprime të dhunshme posaçërisht të rënda – ekstreme ndaj saj, në atë mënyrë që gjatë dy ditëve rresht, kohë pas kohe në vazhdimësi me një shkop të drurit e godet viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psikike, ku nga pasoja e kësaj dhune ekstreme të shkaktuara nga shtypja, goditjet apo përplasja nga ndonjë mjet të fortë dhe të rëndë mprehtës shkaktohet vdekja e të ndjerës M.O., e cila ka ardhur si rrjedhojë e politraumës – lëndimeve të shumëfishta, ku politrauma dhe vdekja kanë ardhur drejtpërdrejti nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik, të cilat janë pasoj e gjakderdhjes së jashtme dhe gjakderdhjes së brendshme nga thyerjet e ashtit, të nofullës së poshtme, thyerjet e brinjëve djathtas dhe majtas, klavikulës së majtë, unazave të qafës, gjakderdhje epidurale dhe subdurale në pjesën e pasme të trurit të madhe dhe trurit të vogël, këputje parciale të palcës së kurrizit në qafë dhe të njëjtën me ndihmën e të pandehurit A.S., e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe largohen nga aty.
Ndërsa, i pandehuri A.S., akuzohet se me datë, vend dhe kohë të përshkruar si në dispozitiv, me dashje i ka ndihmuar të akuzuarit D.K., ta kryej veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, në atë mënyrë që fillimisht kontakton me të akuzuarin D., përmes telefonit dhe takohet në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesën e të akuzuari D.K., i cili ishte duke bashkëjetuar me tani të ndjerën M.O., dhe me dashje ndërmerr veprime duke i krijuar të akuzuarit D.K. kushte për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që përderisa i akuzuari D., ishte duke ushtruar dhunë fizike ekstreme ndaj të ndjerës M., i akuzuari A., ofrohet tek dera e dhomës ku ishte e ndjera, vazhdon tek dera e hyrjes së banesës dhe përmes vrimës së derës së hyrjes së banesës shikon dhe përcjell gjendjen nëse ndonjë nga banorët është duke i dëgjuar apo lëvizur aty pari dhe disa herë e provon derën e hyrjes se a është e mbyllur, e të cilat veprime i njëjti gjatë qëndrimit në banesë i përsëritë në mënyrë të vazhdueshme herë pas here për të mënjanuar pengesat për gjatë kohës sa i akuzuari D. Ishte duke ushtruar dhunë fizike ekstreme tek e ndjera M. Po ashtu i njëjti sida herë del nga banesa për të blerë gjëra ushqimore ku edhe nga video incizimeve vërehet se gjatë gjithë kohës së qëndrimit në banesë të akuzuarit A. dhe D., kanë biseduar në telefon dhe njëkohësisht kanë biseduar në mes vete, ku dhe qëndrimi i tij gjatë gjithë natës në banesën e të akuzuarit D., tregon qëllimin e tij për të ndihmuar atë në kryerjen e veprës penale.
Ndërsa për veprat penale të dhunimit dhe ndihme në kryerjen e veprës penale të dhunimit, të akuzuarit D.K. dhe A.S., lirohen nga akuza.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.