Edhe dy muaj arrest për Bllacën
Prishtinë, 30 qershor - Gjykatësit e EULEX-it ia kanë vazhduar edhe për dy muaj masën e arrestimit shtëpiak të vetë akuzuarit për vrasje, plagosje, shantazhe e rrahje gjatë kohës që thuhet të ketë qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës Nazim Bllaca.
Vendimi është marrë një ditë para se Bllacës ti skadojë një vendim i ngjashëm që është shqiptuar para dy muajsh. Ndonëse, zyrtarë të EULEX-it nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë vendim të marrë.