Drejtori general i ushtrisë suedeze vizitoi KFOR-in
Prishtinë, 30 qershor - Dje komandanti i KFOR-it, general lejtnant Markus Bentler mirëpriti drejtorin general të ushtrisë suedeze, Ulf Bengtsson, në shtabin kryesor të KFOR-it në Film City.
Komandanti i KFOR-it falenderoi forcat e armatosura suedeze për kontributin e dhënë në misionin e KFOR-it. Ai gjithashtu e informoi Bengtsson mbi zhvillimet positive të situatës së sigurisë në Kosovë si dhe ngjarjet e fundit llidhur me kushtet e transferimit të përgjegjësive tek institucionet në Kosovë.
Gjatë takimit komandanti i KFOR-it deklaroi se situata e sigurisë kërkon një proces politik dhe se nuk mund te zgjidhet me masa ushtarake, përderisa misioni i KFOR nuk do të ndryshojë. KFOR-i do të mbetet garantues i ambientit të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizje pavarësisht adaptimit të ardhshëm të trupave.
Sot, Z. Bengtsson do të marrë pjesë e aktiviteteve patrolluese të njësiteve suedeze dhe njësiteve monitoruese ndërlidhëse nga Battle Group shumëkombësh qendër, ku gjendet kontingjenti suedez me rreth 250 ushtarë.