24 Prill 2025

VV: Thirrje për protestë ditën e ratifikimit të marrëveshjes

Prishtinë, 28 prill - Lëvizja Vetëvendosje është kundër ratifikimit të marrëveshjes Kosovë - Serbi në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje! i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen në këtë protestë në ditën që Hashim Thaçi do ta sjellë për ratifikim në Kuvend marrëveshjen.

Shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri dhe deputeti i kësaj lëvizjeje, Glauk Konjufca, të dielën në një konferencë për shtyp, kanë bërë të ditur se ditën kur marrëveshja mes të dyja vendeve e arritur në Bruksel do të sillet për të marrë vulën e Kuvendit të Kosovës, subjekti i tyre do të organizojë protestë në Prishtinë në funksion të kundërshtimit të saj.

Sipas deputetit Ymeri nuk ka më dyshim se marrëveshja me Thaçi - Daçiç është e dëmshme për sovranitetin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Me të sipas tij hidhen themelet e autonomisë territoriale etnike serbe brenda Kosovës.

\"Prej saj Asociacionit të Komunave serbe të Kosovës i jipen kompetenca të tilla që konstituojnë një trup politik me organizim institucional të ndryshëm nga pjesa tjetër e Kosovës\", ka theksuar Ymeri.

Edhe deputeti Konufca ka vlerësuar se me qeverisjen e kësaj Qeverie, Kosova përfundimisht ka hyrë në fazën e ndarjes së brendshme, duke u pajtuar që pushteti i Beogradit të ketë edhe zyrtarisht legjitimitet ndërkombëtar në ushtrimin e ndikimit dhe pushtetit në një pjesë të shtetit tonë.

\"Vetë zonja Ashton para 2 ditësh tha se serbëve të veriut iu është dhënë autonomi. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës e kanë për obligim t’ua shpjegojnë popullit deklaratat e baroneshës Ashton, sepse ishin vetë këta zyrtarë qeveritarë që thanë se veriut nuk i është dhënë autonomi. Ata duhet të dalin t’ia shpjegojnë popullit se cila deklaratë është e vërtetë, kjo që po thotë zonja Ashton, se veriut i është dhënë autonomi, apo kjo që përgjatë gjithë këtyre javëve dhe muajve është thënë nga zyrtarët qeveritarë se në atë pjesë të Kosovë nuk do të ketë kurrfarë lloj autonomie\", ka theksuar Konjufca.


Marrëveshja që përmban të tilla pasoja për shtetin e Kosovës pritet që të sillet në Kuvend e Republikës për t’u ratifikuar.

Vetëvendosje konsideron se nëse kjo do të ndodhë në javën e ardhshme apo në javën tjetër ende mbetet e paqartë për shkak se nuk ka datë të saktë.

Vetëvendosje mendon që atë ditë domosdoshmërisht duhet të protestohet kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.

\"Duhet ta kemi të qartë se ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës me votën e 2/3 së deputetëve e fiton peshën ligjore përmbi Kushtetutën dhe përmbi të gjitha ligjet tjera të Kosovës. Pra, nëse marrëveshja ratifikohet, atëherë Kosova do të jetë vend i definuar nga marrëveshja e jo më nga Kushtetuta e vet apo nga ligjet pozitive që i ka këtu\", ka theksuar Konjufca.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)