12 Janar 2025

Zvicra mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

New York, 30 shtator - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në New York është takuar me homologun e tij zviceran, Didier Burkhalter.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Burkhalter diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, bashkëpunimin bilateral dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri i Jashtëm zviceran Burkhalter ka konfirmuar mbështetjen e gjithmbarshme Zvicrës për Kosovën, duke përfshirë edhe anëtarësimin në UNESCO.

Përndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO në mes të këtij viti, ndërsa 47 shtete kanë bashkësponsorizuar kërkesën për shqyrtimin e kërkesës për anëtarësim të Kosovës nga ana e Bordit Ekzekutiv të kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)