15 Janar 2025

Zvicër: Referendum për të vendosur të ardhmen me BE-në

Bernë, 4 gusht - Referendumi ndoshta do të mbahet në fund të 2016 apo në fillim të 2017. Marrëveshjet mes Bernës dhe Brukselit janë rrezikuar për shkak të rezultatit të referendumit për të kufizuar emigracionin nga BE-ja.  Pak më shumë se 50% të votave ishin në mbështetje të barrierave për emigrantët nga BE.

Berna është duke bërë përpjekje për të futur kuota për emigrantët nga Bashkimi Evropian, pavarësisht kundërshtimit nga Brukseli, i cili kërcënon për të ndalë fondet kërkimore dhe programe të tjera, në qoftë se bëhen përpjekje për të ri-negociuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Lëvizja e lirë e njerëzve është një nga parimet themelore të Bashkimit Evropian (BE), për të cilën Zvicra duhet të mbështet, edhe pse nuk është anëtar i Unionit për shkak se vendi ka përfunduar traktate dypalëshe me Brukselin në aspektin e tregtisë, bashkëpunimit teknologjik, edukim, aviacionin, infrastruktura etj

Në përgjithësi qeveria zvicerane ka kundërshtuar idenë e aplikimit të kuotave për emigrantët nga BE-ja, por është i detyruar të zbatojë vendimin e shumicës të cilët morën pjesë në referendum për të kufizuar emigracionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)