Zgjidhja e cështjes së veriut, duke respektuar sovranitetin e Kosovës
Washington, 3 prill - Ambasadorja e ardhshme amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson është shprehur se zgjidhja e problemit në veri duhej zgjidhur duke respektuar sovranitetin e Kosovës duke marre parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri.
Një zgjidhje e situatës në veri dhe normalizimit të marrëdhënieve kërkon një modus vivendi të qëndrueshëm që e respekton sovranitetin e Kosovës, i merr parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri, dhe i lejon edhe Kosovës edhe Serbisë të vazhdojnë rrugët e tyre euroatlantike, ka theksuar ajo.
Jacobson theksoi se marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj posaçërisht me Serbinë janë kryesore për stabilitetin rajonal dhe integrimin.