Zgjedhjet në SHBA, Donald Trump po shkon drejt fitorës
Washington, 9 nëntor - Rezultatet e para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garën për Shtëpinë e Bardhë, tregojne së Donald Trump po thyen pritshmëritë dhe po shkon drejt suksesit.
Deri tani sipas projeksionit të CNN, kandidati republikan ka arritur të marrë 232 vota elektorale, ndërsa Hillary Clinton ka siguruar 209 vota elektorale.
Ndërkohë Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Floridas, e cila ka 29 vota elektorale, por ishte një prej shteteve më të lëkundura dhe që pritej të vendoste shumë në këto zgjedhje.
Edhe sipas raportit të rrjetit televiziv amerikan NBC, kandidati republikan për president i SHBA-së Donald Trump ka marrë më shumë se gjysmën e votave zgjedhore, duke mundur kështu kandidaten demokrate Hillary Clinton në garën për presidentin e 58-të të SHBA-së.
Republikanët po shkojnë drejt një suksesi absolut, ku janë pranë kontrollin të Senatit, Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Shtetet e fituara nga Clinton
Vermont - 3 vota elektorale
Massachusetts - 11 vota elektorale
Rhode Island - 4 vota elektorale
New Jersey - 14 vota elektorale
Maryland - 10 vota elektorale
Delaware - 3 vota elektorale
Washington, D.C - 3 vota elektorale
Illinois - 20 vota elektorale
New York - 29 vota elektorale
Connecticut - 7 vota elektorale
New Mexico - 5 vota elektorale
Virginia - 13 vota elektorale
Colorado - 9 vota elektorale
Hawaii - 4 vota elektorale
Oregon - 7 vota elektorale
California - 55 vota elektorale
Washington - 12 vota elektorale
Shtetet e fituara nga Trump
Indiana - 11 vota elektorale
Kentucky - 8 vota elektorale
West Virginia - 5 vota elektorale
Teeneesse - 11 vota elektorale
Mississippi - 6 vota elektorale
Oklahoma - 7 vota elektorale
North Dakota - 3 vota elektorale
South Dakota - 3 vota elektorale
Wyoming - 3 vota elektorale
Nebraska - 3 vota elektorale
Arkansas - 6 vota elektorale
Kansas -6 vota elektorale
Texas - 38 vota elektorale
Tennessee - 11 vota elektorale
Alabama - 9 vota elektorale
South Carolina - 9 vota elektorale
Ohio - 18 9 vota elektorale
Missouri - 10 vota elektorale
Montana - 3 vota elektorale
Idaho - 4 vota elektorale
North Carolina - 15 vota elektorale
Florida - 29 vota elektorale
Georgia - 16 vota elektorale
Kandidatëve për tu zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë i duhet të sigurojnë 270 vota elektorale.