09 Janar 2025

Zëvendësministri Gecaj po qëndron në vizitë zyrtare në Hungari

Budapest, 7 mars - Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi në një drekë pune në Budapesht Dr. József Czukor, Këshilltar i Lartë për Politikë të Jashtme i Kryeministrit Hungarez, i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi, dhe Zëvendësambasadori Asdren Gashi.

Në nje takim jashtëzakonisht miqësor dhe konstruktiv u diskutuan rrjedhat politike kosovare, hungareze, por edhe më gjërë, me aksent në zhvillimin dhe përparimin më tutje të marrëdhënjeve miqësore dhe ndihmës e bashkëpunimit reciprok.

U diskutua gjithashtu bashkëpunimi në fushën e pushtetit lokal, por edhe në shkëmbimin e përvojave në çasjen e ndërsjelltë ndaj komuniteteve pakicë.

Czukor premtoj ngritje përkrahjeje dhe bashkëpunimi, si dhe një vizitë të tij personale, por edhe të një delegacioni shtetëror hungarez në Republikën e Kosovës.

Vizita e Zëvendësministrit Gecaj në Hungari u realizua me ftesë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu për një  vizitë zyrtare në Hungari, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, organizimin e qeverisjes lokale në Hungari, si dhe qasjen hungareze ndaj komuniteteve pakicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)