13 Janar 2025

Zëvendëskryeministri Thaçi pjesë e samitit të Bërdos në Slloveni

Bërdo, 22 prill - Me ftesë të homologut të tij slloven, zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, ka udhëtuar për në Slloveni për të marrë pjesë në samitin e Bërdos, ku nesër do të takohen ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.

Në samitin vjetor të Bërdos do të diskutohet për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, në mënyrë që të rrisin reformat e nevojshme politike, socio-ekonomike e institucionale për integrim sa më të shpejt në BE.

Shqetësimet e përbashkëta lidhur me stabilitetin e sigurinë e Evropës dhe perspektivat mjedisore do të jenë gjithashtu objekt i diskutimeve të ministrave të jashtëm.

Por, pjesë e diskutimeve sikurse edhe në samitet e tjera, do të jetë edhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, rrjeti infrastrukturor i rajonit dhe rinia e Ballkanit Perëndimor.

Në samitin njëditor të Bërdos në Slloveni do të jetë edhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit i BE’së, Johannes Hahn.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)