Zëvendëskryeministri Thaçi në vizitë zyrtare në Maltë
Valletta, 31 maj - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maltës.
Gjatë vizitës së tij dyditore në Maltë, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me homologun e tij ministrin e Punëve të Jashtme, George W. Vella, kryetaren Marie-Louise Coleiro Preca, ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë Kombëtare, Carmelo Abela, dhe kryeparlamentarin Anġlu Farrugia.
Zëvendëskryeministri Thaçi, në takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë maltezë, do të kërkojë mbështetjen e këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.