11 Janar 2025

Zelanda e Re goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Wellington, 16 shkurt - Zelanda e Re është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm gjatë ditës së hënë. Sipas Institutit amerikan Sizmiologjik tërmeti ka qenë me magnitudë 6.2 ballë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ishte në ishujt Auckland në brigjet jugore të Zelandës. Tërmeti i parë i fuqishëm është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehta, magnituda e të cilave ka shkuar deri në 5 ballë.

Ditën e diel, një tërmet me magnitudë  5.7 ballë goditi qytetin Christchurch në ishullin lindor, duke shembur kodrinat. Plazhet në lindje të Christchurch ishin të mbushura me njerëz dhe sërfistë kur shkëmbinjtë filluan të binin në det.

Tërmetet e fundit vijnë pak ditë para përvjetorit të tërmetit vdekjeprurës në të njëjtin qytet, në 2011-ën. Ai tërmet, shkatërroi qendrën e qytetit dhe i mori jetën 185 personave.

Zelanda e re shtrihet mbi të famshmen unazë të zjarrit, një linjë tërmetesh të shpeshta dhe shpërthimesh vullkanike, që virtualisht rrethojnë të gjithë qarkun e paqësorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)