Zahir Tanin emërohet shefi i ri i UNMIK-ut në Kosovë
New York, 20 gusht - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka emëruar shefin e ri të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë- UNMIK, Zahir Tanin, përkatësisht Përfaqësuesin e Afganistanit në Kombet e Bashkuara.
Tanin do të marrë këtë pozitë duke filluar nga 31 gushti, kur do të zëvendësojë ish-shefin e UNMIK-ut Farid Zarif, shkruan gazeta serbe \"Novosti\".
Përveç se ishte në disa seanca të OKB-së nënkryetare e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Tanin, siç shkruan në biografinë e tij, ka punuar edhe si producent dhe redaktor në Radio BBC, por edhe si studiues në fushën e lëmisë së Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Universitetin e Londrës.
Shefi i ri i UNMIK-ut u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Kabul. Ai u lind në vitin 1956, ndërsa është i martuar dhe ka dy fëmijë.