12 Janar 2025

Zaev: Protesta nuk do të përfundojë pa rrëzimin e Gruevskit

Shkup, 17 maj - Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se protesta nuk do të përfundojë pa rrëzimin e Gruevskit. Ai tha se, Maqedonia është e të gjithë qytetarëve të saj dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë.

“24 vjet Maqedonia është një shtet dy shoqëri. Prej tash do të jetë një shoqëri krenare për shtetin e tyre. Dallimet janë thesari ynë. Ka mbaruar koha e patriotëve\", tha Zaev para protestuesve, informon INA.

Lideri i opozitës theksoi se kryeministri aktual nuk rrugëdalje tjetër përpos dorëheqjes.

“Dëshiron, apo nuk dëshiron Gruevski e ka patjetër të jep dorëheqje. Bashkë me të edhe bashkëpunëtorët tjerë të këtij regjimi. Duhet të formohet qeveri kalimtare e cila do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Duhet të azhurohet lista zgjedhore, të gjitha mekanizmat shtetërore të kthehen në funksionim normal. Duhet ët krijohet ambient normal mediatik. Kemi ardhur këtu dhe nuk largohemi pa e kthyer Maqedoninë në situatë normale”, u shpre Zaev.

“Gruevski patjetër duhet të ikë. Zgjidhje tjetër nuk ka, për t’u kthyer demokracia, shpresa dhe dinjiteti. Duhet të drejtojmë në këmbë Maqedoninë. Keqpërdorimeve duhet t’i japim fund. Ky 17 maj do të hyjë në historinë e Maqedonisë së lirë”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, zgjidhja e kësaj krize politike është që Gruevski të jap dorëheqje. Dhe bashkë me Gruevskin të japin dorëheqje edhe kryeprokurori Marko Zvrlevski, strukturat udhëheqëse të Radiotelevizionit publik.

Zaev nënvizoi se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje politike.

“Ne kemi ardhur këtu dhe nuk ikim derisa nuk kthehet paqja, mirëqenia dhe dinjiteti i qytetarëve. Sot po përcjellim një porosi të fortë kështu bashkë të gjitha komunitetet dhe presim bashkësia ndërkombëtare të na ndihmojë drejtpërdrejt jo vetëm me monitorimin e zhvillimeve, por edhe me ndërhyrje në krizën politike. Paralajmërojmë se inati i Gruevskit mund të ketë pasoja që askush nuk i dëshiron. Prandaj presim që të gjithë të bëhet kthesa e dëshiruar, ku nuk do të ketë vend për dhunuesit”, deklaroi Zaev.

Ai premtoi se programe zhvillime dhe reformatore në qeverisjen e ardhshme në Maqedoni, ku në fokus duhet të jetë kthimi i demokracisë.  Zaev përsëriti për reforma në gjyqësor, liri të mediave, përkushtimin e vendit drejt synimeve evroatlantike, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pastrimin e rasteve të montuara politike dhe ndërtimin e vendit bashkërisht nga të gjitha komunitetet.

Lideri opozitar maqedonas përmendi edhe zgjidhjen e kontestit të emrit dhe përkushtimin për të arritur një zgjidhje bashkërisht me qytetarët, duke mbrojtur identitetin kombëtar dhe interesat shtetërore. Ai kërkoi mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare që drejtpërdrejtë të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, e jo vetëm të monitorojë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)