Zaev: BDI dhe PDSH bashkëpunojnë me Gruesvkin
Shkup, 21 maj - Kreu i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev akuzon partitë shqiptare, BDI-në në qeveri dhe PDSH në opozitë se bashkëpunojnë që të dyja me kryeministrin, Nikolla Gruevkski.
Në një intervistë për mediet në Maqedoni, Zaev thotë se, nuk është momenti i duhur që BDI të largohet nga qeveria, pasi përveç faktit që Ali Ahmeti ka frikë nga Gruevski, edhe PDSH është partnere e qeverisë dhe mund të bashkëpunojë për formimin e një qeverie të re.
Mendoj se për momentin nuk është zgjidhje që BDI-ja të dalë nga koalicioni qeveritar. Partia tjetër shqiptare PDSH, është gjithashtu partner i qeverisë.\"
\"Është fakt se partitë parlamentare të shqiptarëve janë bashkëpunëtore me Gruevskin dhe shohim se si janë të lidhur me Sasho Mijallkovin. Prandaj nga partitë parlamentare shqiptare nuk mund të presim diçka që është në kundërshtim me qeverinë, është shprehur Zaev.
Lideri i opozitës në Maqedoni flet edhe për kërcënime me nënvizon se Gruevski nuk i frikësohet aspak Ali Ahmetit.
E di që secili e mban dikë me diçka, në një mënyrë, me kërcënime ose të ngjashme, por nga ajo që e kam si informacion, e di që Ali Ahmeti nuk është i varur nga Gruevski dhe nuk frikësohet nga ai, thotë Zaev.