Ymeri takohet me delegacionet e partive të qendrës së majtë
Prishtinë, 9 korrik - Për dy ditë rresht, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri mori pjesë si i ftuar në Kongresin e Internacionales Socialiste që u mbajt këtë javë në selinë qendrore të OKB-së në New York, me pjesëmarrjen e partive social-demokrate nga e gjithë bota.
Diskutimet në këtë kongres u përqëndruan rreth çështjeve të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ndryshimeve klimatike.
Gjatë dy ditëve të këtij Kongresit Kryetari Ymeri pati mbi dhjetra takime me delegacionet pjesëmarrëse duke i dhënë një vemendje të veçantë takimeve me delegacionet nga shtete si Spanja që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Vizita e Kryetarit Ymeri në SHBA vazhdon këto ditë me takime në Washington me kongresmenë amerikanë që punojnë nga afër me Ballkanin dhe me çështjen shqiptare.