12 Janar 2025

Ymeri po qendron për vizitë në Washington

Washington, 10 korrik - Gjatë ditës së parë të vizitës në Washington DC, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, pati disa takime bashkë me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm, Florin Krasniqi.

Ata u takuan me kongresmenin Robert Aderholt, i cili është njëkohësisht Bashkëdrejtues i Grupit të Çështjeve Shqiptare (“Albanian Caucus”), në Kongresin e SHBA-së.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë me theks të veçantë te dialogu në Bruksel, “Zajednica\" e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, Gjykata Speciale, si dhe degradimi ekonomik e social që po i ndodh Kosovës vazhdimisht.

Ymeri dhe Krasniqi e njoftuan kongresmenin Aderholt për rrezikun që i kanoset Republikës së Kosovës dhe të ardhmes së saj nga një asociacion komunash me kompetenca ekzekutive, si dhe për votimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.

Përfaqësuesit e Vetëvendosje!-s po ashtu kërkuan nga kongresmeni Aderholt që të angazhohet dhe t’i përcjellë zhvillimet rreth dialogut dhe “Zajednicës” së Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë që të mos lejohet themelimi i një niveli të tillë pushteti të tretë në Kosovë që do ta çimentonte ndërhyrjen e vazhdueshme politike e institucionale të Serbisë në Kosovë.

Përgjatë ditës, përfaqësuesit e Vetëvendosje! po ashtu kanë takuar zyrtarë të zyrës së Senatorit Gary Peters nga shteti Michingan.

Në mbrëmje Ymeri dhe Krasniqi u takuan për darkë me Ambasadorin William Walker, me të cilin diskutuan veçanërisht për Gjykatën Speciale dhe për gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve të Kosovës, dhe tendencën e tyre në rritje për ta lëshuar Kosovën dhe për të jetuar në vende të tjera.

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje!-s po vazhdon takimet në Washington DC me kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)