11 Janar 2025

Xhihadistë te ISIS tentojnë të hyjnë në Evropë si refugjat

Bruksel, 3 shkurt - Sipas një studimi për terrorizmin ndërkombëtar, më shumë se 40 xhihadistë janë përpjekur të hyjnë ose kanë hyrë në Evropë në tetë muajt e fundit duke u paraqitur si refugjatë sirianë.

Zbulimi i operativëve terroristë të maskuar si azilkërkues, me sa duket do të vështirësohet, pasi numri i refugjatëve të fillojë të rritet me përmirësimin e motit në pranverë.

Në tri javët e para të janarit, në Evropë hynë 36.000 refugjatë lufte nga Lindja e Mesme dhe emigrantë kryesisht ekonomikë nga Afrika, sipas statistikave të Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, një organizatë ndihmash humanitare.

Rastet e dokumentuara të xhihadistëve që përpiqen të hyjnë fshehurazi në Evropë, e kanë shtuar alarmin e shërbimeve evropiane të inteligjencës. Autoritetet belge konfirmuan javën e kaluar se kunati i radikalizuar i një xhihadisti që luftonte në Siri pritej të bëhej mbikqyrës në një central bërthamor të Belgjikës, para se të zbuloheshin lidhjet e tij radikale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)