15 Janar 2025

Wisner: Kosova duhet të vazhdojë avancimin e proceseve demokratike

New York, 25 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me ish të dërguarin e SHBA për Ballkanin, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për avancimin e proceseve demokratike.

Presidentja Jahjaga tha se prania e vazhdueshme ushtarake dhe diplomatike amerikane në Kosovë, është me rëndësi për stabilitetin dhe paqen në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme të shtetësisë së kur është e domosdoshme të dëshmohet pjekuria politike dhe gatishmëria për të ndërtuar institucionet e vendit me qëllim të përmbushjes së agjendës evropiane dhe thellimit të reformave të brendshme.

Ambasadori Wisner tha se Kosova ka arritur përparime të rëndësishme dhe ajo duhet të vazhdojë avancimin e proceseve demokratike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)