Wisner: Kishte propozim për bashkëqeverisje Kosovë-Serbi
Ai ka thënë se në një moment ka pasur një propozim për një lloj të qeverisjes së përbashkët Kosovë Serbi, por pa prekur sovranitetin e Kosovës.
Besoj se kur erdhëm në fundin e ciklit të dytë të negociatave, kishte një formulë që do të lejonte pavarësinë tuaj, por të do ruante një marrëdhënie shumë të afërt me Serbinë, në të cilën ju do të konsultoheshit bashkë, do të punonit bashkë dhe shumë afër për çështje të interesit të përbashkët për sundim ligji, shëndetësi publike, çështje ekonomike, edukim apo kulturë, ku të dyja palët do të krijonim komitete të përbashkëta për të mbetur afër njëra-tjetrës. Kjo nuk do të vinte në pikëpyetje sovranitetin tuaj, por do të krijonte qeverisje të përbashkët efektive, ka thënë Wisner.
Ai tha se kishte tensione kohë pas kohe, dhe se kryeministri i atëhershëm Koshtunica kishte refuzuar njëherë të hante drekë me liderët e vetëshpallur të Kosovës, siç i kishte quajtur ai.
Wisner ka lavdëruar sjelljen e delegacionit kosovar dhe ka bërë thirrje që dialogu me Serbinë të vazhdojë.
Duke folur për Gjykatën Speciale Wisner ka pohuar se është mundësi e mirë që Kosova ta lë pas të kaluarën e saj. /Koha.net/