Weber: Ballkani ska qenë kurrë prioritet i BE-së
Bruksel, 25 prill - Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikavepër Demokratizim në Ballkanin Perëndimor, ka thënë se rajoni kurrë nukka qenë prioritet i BE-së.
Weber në një intervistë për portalinEuropean Western Ballkans, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është iinteresuar për zgjerim, sidomos kur vie fjala te vendet e BallkanitPerëndimor.
Sipas tij ndikimi rus në Ballkan është i qartë, dhesi argument e përdor përkrahjen e Rusisë ndaj kryetarit të republikësautonome serbe në Bosnje, Milorad Dodik.
Ai thotë se ndikimi iRusisë është më i hapur në Serbi sidomos kur vjen fjala për ekonominë,pasi sipas tij tregtia Serbi-Rusi është shumë më e avancuar se Serbi-BE.
Weber është shprehur i bindur se politikat e Amerikës ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojnë.
Unë mendoj se politika amerikane për mbështetjen në Ballkan do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ka përfunduar Bodo Weber.