Vullkani kërcënon dhjetëra shtëpi në Havai
Havai, 29 tetor - Një vullkan me shtratin e llavës me gjerësinë prej 50 metrash po derdhet në ishullin amerikan të Havait, duke rrezikuar të djegë shëpitë që ndodhen rrugës.
Gjeologët thonë se llava ndodhet tani 7- metra larg qytetit të Pahoas dhe mund të arrijë atje deri nesër.
Rreth 1 mijë banorët e fshatit janë larguar nga ajo që zyrtarët e cilësuan arritja e paevitueshme e lumit të zjarrtë të llavës me temperatura deri në 2 mijë gradë të vullkanit Kilauea. Autoritetet i kanë thënë mijëra banorëve të tjerë të përgatiten për evakuim.
Kryqi i Kuq tha se do të hapin një strehim për banorët më të rrezikuar.
Ish plantacioni i sheqerit me vlera historike, sot një rrugë me dyqane të vogla dhe banesa ndodhet në ishullin e madh të Hawait, Big Island më i madhi i tetë ishujve kryesorë që përbëjnë shtetin amerikan të Paqësorit.
Llava që kërcënoi qytetin filloi më 27 qershor, por Vullkani Kilauea ka filluar të aktivizohet që nga viti 1983