11 Janar 2025

Vulini: Tribunali na ka vështirësuar punën

Beograd, 29 nëntor - Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandrar Vulin, ka thënë sot se lirimi i Haradinajt “është ditë e trishtuar për drejtësi që patjetër do të ndikojë në vazhdimin e dialogut me Prishtinën”.

\"Vendimi i Tribunalit konfirmoi se ekziston prona e plaçkitur serbe, por jo ato që kanë plaçkitur; se ekzistojnë serbët e rrëmbyer, por jo ata që kanë rrëmbyer; dhe se janë vrarë serbët, por jo ata që vranë. Ky është trishtim për drejtësi \", tha Vulin.

Sipas tij, Tribunali i Hagës “ka vërtetuar se nuk është gjyq, as prokurori dhe se gjithçka që ka bërë deri tash ka bërë që politikisht të justifikojë krijimin e shteteve të reja në ish Jugosllavi”.

Ai thotë se negociatat do të vështirësohen “veçanërisht për shkak të euforisë që, siç pritet, do të ndodhë në anën shqiptare, ndërsa Prishtina tani do ta shtrojë pyetjen se pse do të marrë pjesë në negociata\".

\"Nga njëra anë, duke pasur parasysh eliminimin e pavarësisë së mbikëqyrur, ndjejnë se e kanë fituar pavarësinë. E tash kur Haga ka thënë se gjithçka që kanë bërë për ta fituar pavarësinë, çdo vrasje që është bërë për ta fituar, kjo është arsyetuar”, ka thënë Vulin për Tanjug.

Megjithatë, ai tha se “serbët nuk mund të mbete peng të Ramush Haradinajt”

\"Mjaft ishim pengje të Haradinajt”, ka thënë ai duke shtuar se do të bëjnë gjithçka në të ardhmen “që të përmirësohet gjendja e serbëve në Kosovë dhe zgjidhja e pranueshme”.

\"Ne duhet mbetet të punojmë, por do të jetë vështirë kjo punë se kështu vërtetohet se për krimet nuk ka kush të përgjigjet”, shton Vulin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)