Vulin nesër në Kosovë
Prishtinë, 5 janar - Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve sociale në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin, do të vizitojë nesër fshatin Zoqishtë të Komunës së Rahovecit.
Vulin do të marrë pjesë në festën e Krishtlindjeve Ortodokse. Këtë njoftim e ka dhënë Ministri për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jablanoviq, i cili po ashtu do të marrë pjesë në këtë festë.
Në njoftim thuhet se ministrat do të arrijnë në manastir në ora 16:00, ndërsa të dy zyrtarët të marrin pjesë në zjarret tradicionale të natës së krishtlindjeve në portin e manastirit të Zoqishtës.