Vulin: Kosova nuk është e pavarur
Beograd, 31 mars - Ministri serb i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, tha sot në Mitrovicë se Kosova gjendet nën administrimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe se \"Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës\".
Duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Kosovës për Integrime Evropiane, Bekim Çollkau, i cili tha se Serbia e ka njohur Kosovën, ndërsa kjo ilustrohet edhe me Marrëveshjen e Brukselit, Vulini mohoi këtë duke thënë se Kosova nuk është e pavarur dhe se serbët kurrë nuk do ta njohin shtetin kosovar.
Ju nuk jeni të pavarur. Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Për Serbinë, Kosova është zonë nën administrimin e bashkësisë ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 dhe asgjë më shumë, tha Vulin.
Provoni të bëni të miratoni një ligj të rëndësishëm pa marrë mbështetjen e Beogradit dhe do të shihni se a do tia arrini. Çfarë pavarësie është kjo, kur për të negocioni edhe në Bruksel, pyeti Vulin, duke shtuar se qeveria e Kosovës nuk duhet të luajë dhe mashtrojë popullin e saj.
Një sjellje dhe deklaratë e tillë tensionin vetëm situatën politike në Kosovë, shtoi Vulin, duke theksuar se autoritetet në Serbi nuk janë të detyruara të marrin pjesë në lojërat e përditshme politike të Prishtinës.