Vulin: Institucionet serbe në veri nuk shpërbëhen
Beograd, 10 shkurt - Shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se institucionet serbe në veri nuk do të shpërbëhen.
Në një intervistë për mediat serbe, Vulin ka thënë se qeveria e Serbisë do të vazhdojë financimin e tyre edhe në të ardhmen.
Sipas tij, veriu i Kosovës nuk do të pengojë në fillimin e bisedimeve për pranimin e Serbisë në BE.
Në lidhje me rezolutën për Kosovën të miratuar dy ditë më parë nga Parlamenti Evropian, Vulin ka thënë se kjo rezolutë nuk është e detyrueshme dhe se Serbia është mirënjohëse për pozicionin parimor të pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.