13 Janar 2025

Vuçiqi: Të gatshëm për bisedime për \"Trepçën\"

Beograd, 20 janar -  Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme që të bisedojë për kombinatin \"Trepça\" dhe se kjo çështje mund të ngrihet në dialogun me Kosovën në Bruksel.

“Nëse Thaçi thotë se nuk ka bisedime, ai po bëhet fuqi e madhe, udhëheqës i madh i popullit të tij. Unë jam njeri i thjeshtë dhe nuk mund të bëj kërcënime.

Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, të gatshëm për dialog”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Më herët, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se \"Trepça\" është pasuri e Kosovës dhe se për këtë nuk do të flitet me askënd tjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)