Vuçiq: Vazhdimi i paraburgimit të Ivanovicit është pafytyrësi
Beograd, 25 gusht - Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur pafytyrësi vazhdimin e parabargumit edhe për dy muaj për Oliver Ivanoviqin.
Kjo është pafytyrësi e nivelit më të lartë, ka thënë Vuçiqi lidhur me informatat që i është vazhduar paraburgimi liderit të Nismës Qytetare të PSD Oliver Ivanoviq.
Vuçiqi në konferencën për gazetarë ka vlerësuar që ky vendim tregon edhe raportin ndaj Serbisë.
Ai ka paralajmëruar që për këtë do të bisedojë në Bruksel, ku është caktuar takimi me përfaqësuesit e Prishtinës, si edhe në Vjenë në Konferencën ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor.
Sot, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë përfundimisht vendimin që Oliver Ivanoviqit ti vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj.