Vuçiq sot viziton Kosovën
Beograd, 14 janar - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që gjatë ditës së sotme ta vizitoj Kosovën.
Sipas Beogradit, Vuçiq dhe delegacioni i tij, do ti vizitojnë enklavat serbe me rastin e Vitit të Ri ortodoks.
Asnjë takim me udhëheqësit e Kosovës nuk është planifikuar.
Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Prishtina e ka aprovuar vizitën e tij, të cilën ai e ka quajtur të natyrës humanitare dhe fetare.
Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, pritet ta vizitoj fshatin Pasjan të Gjilanit, Shtërpcen si dhe Graqanicën.
Në Kosovë ku janë rreth 2 milionë banorë, rreth 120 mijë prej tyre janë të komunitetit serb.
/rel/