Vuçiq: Për Maqedoninë e Malin e Zi Kosova më e rëndësishme për ta se Serbia
Beograd, 10 nëntor - Në listën e shteteve që votuan pro anëtarësimit të Kosovës ishin edhe shtetet fqinje, në mesin e të cilave Maqedonia dhe Mali i Zi. Për faktin se këto dy ish-republika jugosllave votuan pro Kosovës e jo pro Serbisë, ka reaguar kryeministri i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiq.
Në lidhje me Maqedoninë dhe Malin e Zi... ne i falënderojmë për veprimin e tyre. Do të jemi në gjendje që ta respektojmë vendimin e tyre. Dëshirojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, dhe do të jemi në gjendje ta respektojmë veprimin e tyre kanë treguar se Prishtina është më e rëndësishme për ta se Serbia, ka thënë Vuçiq.