13 Janar 2025

Vuçiq: Kemi bërë gjithçka për popullin tonë në Kosovë

Beograd, 10 shkurt - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se delegacioni i Serbisë në bisedimet me Kosovën në Bruksel, ka bërë gjithçka për popullin e tij në Kosovë “në rrethana dhe kushte jo të lehta”.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë kanë arritur në orët e para të ditës së sotme marrëveshje për drejtësinë.

“Pres dhe besoj që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet tona të rënda në dialogun me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq në Beograd, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, problem në zbatimin e marrëveshjes për drejtësinë do të jetë numri i gjykatësve dhe prokurorëve serbë në Kosovë.

“Kemi luftuar që të kemi shumë vende, por çështja është se a do të kemi mjaft njerëz që të kryejnë këtë punë”, ka thënë Vuçiq. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)