13 Janar 2025

Vuçiç sot nis vizitën në Kosovë

Beograd, 12 janar - Për herë të parë kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, pritet të shkelë sot në Kosovë për një vizitë dyditore, në postin e kryeministrit.

Vuçiç pritet të qëndrojë dy ditë, deri më 14 janar, për festat e fillim vitit të komunitetit ortodoks.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, qeveria serbe tani duhet të marrë leje për çdo vizitë nga qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse.

Ndërsa kjo Ministri ende nuk ka sqaruar përmbajtjen e kërkesës të palës serbe, dhe as vendimin për leje-qëndrim, duke sqaruar vetëm arsyet e vizitës.

\"Qeveria serbe tani duhet të marr leje për çdo vizitë nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet zyrave ndërlidhëse. Vizitat e fundit kanë të bëjnë me festat e fillim-vitit të komunitetit ortodoks\", është përgjigja e Zyrës për Informim të Ministrisë.

Në letrën e dërguar qeverisë së Kosovës, sipas medieve lokale, nga pala serbe është shkruar:

“Me mirësi kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për ekipin përgatitor të Aleksandër Vuçiç, kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015. Ju njoftojmë se ekipi përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrative të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00. Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me aranzhimet e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën”.

Një vit më parë, ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, aktualisht ministër i Jashtëm, qëndroi në Kosovë me leje nga organet shtetërore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)