Vuçiç: Shqipëria e Madhe, makthi ynë
Beograd, 18 tetor - Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se Shqipëria e Madhe është makthi i Serbëve dhe jo projekti i qeverisë, ka reaguar edhe kryeministri i Serbisë.
Përmes një deklaratë në profilin e tij social Twitter, Vuçiç pranon se Shqipëria e Madhe është makthi i serbëve, por shton se ky projekt është një makth evropian dhe njerëzor.
Vuçiç deklaron se Serbia do të bëjë gjithçka për të parandaluar një gjë të tillë, dhe shpreh bindjen se shqiptarët, dhe kryesisht ata normalë do ta kuptojnë këtë mesazh:
Njerëzit të cilët thonë se Shqipëria e madhe është makthi ynë, kanë absolutisht të drejtë. Por, ajo nuk është vetëm makthi ynë, është makth evropian, është makth njerëzimi, dhe ne do të bëjmë të pamundurën për të parandaluar që bota të marrë këtë makth. Ne shpresojmë se shqiptarët normalë do të kuptojnë këtë mesazh.