09 Janar 2025

Vuçiç: SHBA-të nuk janë kundër Ushtrisë së Kosovës

Beograd, 14 mars - Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

\"Nuk mendoj se Amerika është drejtpërdrejt kundër formimit të ushtrisë të Kosovës, por mendon se kjo nuk është koha e duhur\", ka thënë Vuçiç.

Lidhur me reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Vuçiç tha se ishte i ndryshëm dhe se Serbia duhet të jetë tepër e kujdesshme lidhur me këtë.

Në fund, Vuçiç ka thënë se Serbia është shtet neutral por mjaft i fortë aq sa askush nuk mund ta rrëzojë lehtë.

\"Ne nuk duam të jemi pjesë e NATO-s, këtë ja thashë edhe atij, por edhe në selinë e NATO-s ... Serbia është vend neutral.

Ne duam të jemi neutral, por mjaft të fortë, si ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që askujt të mos i bie ndërmend që të na rrezikojë\", ka thënë Vuçiç për \"Hepi TV\", raporton \"B92\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)