Vuçiç pro dialogut me Kosovën
Beograd, 7 nëntor - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se është me rëndësi që të vazhdojë dialogu me Prishtinën, dhe Serbia të vazhdojë pa pengesë rrugën drejt BE-së.
Me rëndësi është që dialogu me Prishtinën të vazhdojë, ndërsa Serbia të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe të mos cënojë interesat e saj kombëtare, tha Vuçiç ndërsa shtoi se nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pret asgjë të jashtëzakonshme.