12 Janar 2025

Vuçiç: Nuk na është kërkuar njohja e Kosovës

Beograd, 6 qershor - Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se asnjë vend nuk i ka kërkuar deri tani ta bëjë një gjë të tillë.

“Nëse më pyesni nëse do ta njohim pavarësinë e Kosovës apo jo, ne nuk kemi marrë asnjë kërkesë të tillë, por nuk do të ishte realiste dhe ju them se nuk mund të them që do ta bënim”, tha Vuçiç gjatë pyetje-përgjigjeve në një leksion të dhënë në universitetin “John Hopkins” në SHBA.

Kreu i qeverisë serbe shtoi se është arritur shumë në dialogun me Prishtinën deri tani dhe se përfaqësuesit e dy vendeve po diskutojnë të gjitha çështjet, ndërkohë që lidhja ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës janë zgjeruar.

“Ne mbështesim krijimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, mes dy shoqërive të ndryshme do të thosha”, tha Vuçiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)