Vuçiç në SHBA për vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë
Beograd, 7 gusht - Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, do të udhëtojë në shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me prova të reja për vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Këtë e njoftoi prokurori për krime lufte në Serbi, Vladimir Vukçeviç. Në një intervistë për Radio Begordai, Vukçeviç tha se rasti Bytyçi është hetuar në vazhdimësi dhe se që nga fillimi i hetimeve është përfshirë edhe FBI-ja.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të udhëtojë në shtator në SHBA ku do të takojë Joe Biden, dhe një ndër temat kryesore në diskutim do të jetë edhe vrasja e vëllezërve Bytyçi,tha Vukçeviç.
Më 9 korrik të vitit 2015 u bënë 15 vite nga vrajsa e tre vëllezërve shqiptarë Mehmet, 21 vjeç, Agron, 23 vjeç dhe Ylli Bytyçi, 25 vjeç. Ata u vranë nga Ministria e Brendshme serbe.
Ende pas kaq shumë vitesh, ky rast mbetet i pandëshkuar nga drejtësia serbe.