13 Janar 2025

Vuçiç në Kosovë, më 12-14 janar

Beograd, 9 janar - Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçic do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë në datat 12 deri në 14 janar.

Sioas agjencive kosovare te lajmeve, Vuçic i ka dërguar një letër Qeverisë së Kosovës dhe homologut të tij kosovar, Isa Mustafa, ku kërkon mbështetje gjatë vizitës.

Ndër të tjera, Vuçic ka kërkuar ndihmën e Qeverisë së Kosovës për përcjelljen e vizitës me një eskortë policore.

Letra e plotë dërguar Qeverisë së Kosovës.

I nderuari zotëri,

Me mirësi, kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për Ekipin Përgatitor të Aleksandar Vuçiçit, kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015.

Ju njoftojmë se Ekipi Përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrativ të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00.

Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me aranzhimet e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)