Vuçiç: Kosova është Serbi
Beograd, 10 nëntor - Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia është e hapur për një kapitull të ri marrëdhëniesh mes Shqipërinë, me synimin e vetëm zhvillimin e të dy shteteve dhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeminsitrin shqiptar, Edi Rama, pas takimi dy palësh, Vuçiç ka thënë që vendet duhet ta lënë pas të shkuarën.
Unë jam i bindur që problemet tona të përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi parashikuar të nënshkruajmë marrësheveshjen për shkëmbimin e të rinjve mes dy vendeve, tha Vuçiç.
Më tej ai i mëshoi bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke parashikuar një sërë marrëveshjesh mes shteteve.
Do punohet edhe për nënshkrimin e marrëveshjes që të dy vendet të lëvizin mes tyre vetëm me karta identiteti. Gjithashtu interes të madh përbëjnë edhe investimet në të dy vendet në fusha të ndryshme, tha Vuçiç.
Me interes të dyfishtë është edhe integrimi ynë në BE. Duam që të dy shtetet tona të jenë në nivelet më të larta në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimin e Berlinit, siç e dini, kemi biseduar me Ramën që të nënshkruajmë marrëveshjen e hekurudhës Beograd Podgoricë Tiranë, që do të lidhë tre vendet.
E di që edhe në Serbi dhe Shqipëri është shumë e lehtë të ngrihen tensionet nacionaliste sepse kjo sjell edhe përfitime politike.
Por unë jam këtu nuk jam të flas për këtë, por të flas për Serbinë që me intereson të ecë nga ana ekonomike. Duam të hapim një kapitull të ri sa i përket marrëdhënieve mes dy vende, në të mirë të rrugës sonë drejt Bashkimi Evropian\", tha ai.
Sa i përket Kosovës, Vuçiç tha se nuk kishte dëshirë të fliste për Kosovën, por ai tha se qëndrimi i Serbisë nuk ndryshon.
Qëndrimi ynë për Kosovën është i pandryshueshëm. Kosova për ne është Serbi dhe ne nuk e njohim, tha ai.
I pyetur nga gazetarët shqiptarë rreth incidenteve në ndeshjen Serbi Shqipëri më 14 tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit, Vuçiç u përgjigj ashpër duke thënë se nuk do të lejoj askënd të përulë Serbinë në vendin e vet.
Nuk do i lejoj askujt të ulë Serbinë këtu në mes të vendit të vet. Më vjen keq që zoti Rama vendosi të flasë për tema që ramë dakord të mos flasim.
Kam menduar që nuk duhet të flasim për të shkuarën, megjithatë mund të them që ai dron ka qenë i organizuar, ka qenë i organizuar prej ditësh. E dënojmë këtë akt, gjithashtu edhe UEFA e ka dënuar. Më vjen keq që po flasim për Kosovën, edhe pse skam pasur dëshirë të flas për të, tha Vuçiç, i cili hoqi kufjet e përkthimit gjatë momentit që Kryeministri Rama po fliste për Kosovën.
Por kryeministri serb parashikoi edhe një vizitë në Tiranë vitin e ardhshëm. I provokuar nga deklaratat e Ramës dhe në tension e sipër, Vuçiç tha se edhe ai do të dijë ti bëjë disa deklarata në Tiranë.